BallinaAktualitetFOTOT/30 vjet nga vizita e Xhejms Bejkerit në Tiranë, pritja madhështore që...

FOTOT/30 vjet nga vizita e Xhejms Bejkerit në Tiranë, pritja madhështore që iu bë

Si sot, 30 vjet më parë, më 22 qershor 1991, vizitoi Tiranën, Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker (Xhejms Bejker). Ishte zyrtari i parë i lartë amerikan që do të vinte në Shqipërinë postkomuniste, në ditët e para të pluralizmit, që shënonte dhe rrëzimin e diktaturës komuniste. Ai u prit nga kryeministri Ylli Bufi dhe pati një takim edhe me presidentin e athershëm Ramiz Alia. Ajo vizitë tregonte se lidhjet me SHBA-në kishin mbetur gjallë te populli shqiptar.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot me foto se si rreth 300,000 shqiptarë mbushën sheshin “Skënderbej”, duke i rezervuar një pritje madhështore, ngulitur në kujtesën e të gjithëve.

Populli ishte ngjeshur në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan.

Baker tha në fjalën e tij: “Për llogari të Presidentit Bush dhe të popullit amerikan, vij këtu sot për t’ju thënë se: Liria funksionon… Më në fund jeni të lirë të flisni atë që mendoni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Shqiptarët kanë zgjedhur t’i bashkohen shoqërisë së njerëzve të lirë të të gjithë botës. Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lira, ashtu siç kërkonte të ishin dhe krijuesi ynë. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.”

Sekretari Amerikan i Shtetit iu drejtua popullit shqiptar në lidhje me mikpritjen e treguar ndaj tij me këto fjalë: “Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave vuri ën dukje se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA e kanë pikënisjen e tyre më 28 korrik të vitit 1922.

Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rivendosën dhe Ëilliam Rajerson është ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Sekretari amerikan i shtetit James Baker e vizitoi Shqipërinë tre muaj pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë. Dokumenti bashkangjitur është letër e z. Tahir Kërrnaja dërguar Sekretarit të Departamentit të Shtetit James Baker. Ky document ndodhet ne fondin e AQSH-së.

2 30

1 393 13

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular