BallinaKronikeAksidenti në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë, të plagosur 2 persona...

Aksidenti në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë, të plagosur 2 persona të tjerë

VLORË

Një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Vlorë. Katër anëtarë të një familje, prindërit dhe dy fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se viktimat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota”, mes tyre dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular