Detaje të reja nga aksidenti me 4 viktima/ Misteri pse Audi nuk parakaloi, por frenoi me 200 km/h

0

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që i mori jetën familjes Gushi në aksin Vlorë-Levan, mëngjesin e sotëm. Sipas gazetares se ABC, Xhensila Kodra shkaku kryesor i aksidentit tragjik ka qenë shpejtësia tej normave të lejuar në rrugë.

Makina luksoze tip “Audi A8” me drejtues 22-vjeçarin Igli Madani raportohet se ka qenë me një shpejtësi 200 km/h në momentin e aksidentit dhe e ka goditur nga pas makinën tip “Toyota” që udhëtonte familja Gushi. Ndërkohë nga ana tjetër makina tip “Toyota” ku udhëtonin familja që u shua në aksident Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe, mësohet se po udhëtonte me një shpejtësi brenda normave të lejuara 90-100 km/h.

Sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, mjeti tip “Audi” ka bërë disa herë frenime të forta në rrugë duke lënë edhe gjurmë të gomave në asfalt dhe më pas ka përplasur mjetin tip “Toyota”. Për pasojë makinë “Toyota” ka humbur kontrollin dhe nga forca e madhe e përplasjes ka përfunduar disa metra jashtë rrugës.

Ajo që mbetet ende e paqartë është se pse makina tip “Audi” që udhëtonin tre të rinjtë nuk e ka kryer manovrën e parakalimit që mund të kishte sjellë në shmangien e aksidentit tragjik. Raportohet se makina e familjes Gushi lëvizte në korsinë e djathtë të autostradës dhe po ashtu edhe makina tip “Audi” që e goditi nga pas ishte po në korsinë e djathtë, por nuk dihet shkaku se pse nuk ka ndryshuar korsi për ta parakaluar. Shenjat në rrugë tregojnë për një frenim të fortë të “Audit”, ndërsa pas aksidentit të dy makinat kanë fluturuar disa metra jashtë rrugës kryesore.

“Audi” me tre të rinjtë brenda është përplasur edhe me një shtyllë elektrike ndërsa më pas ka rënë buzë një kanali. Nga ana tjetër, makina e familjes “Gushi” dyshohet se është rrokullisur disa herë, thënë kjo edhe nga fakti se struktura e makinës ka qenë e dëmtuar e gjitha.

Ndërkohë sipas burimeve nga grupi hetimor dhe policia bëhet e ditur se në makinë nuk është gjetur asnjë send i jashtëligjshëm. Gjithashtu drejtuesit të “Audit”, Igli Madani i është bërë edhe një test për lëndë narkotike dhe test për alkool, për tek ai nuk janë gjetur prezencë e këtyre substancave. Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se shoferi që shkaktoi këtë aksident tragjik, ishte problematik në rrugë. Mësohet se ai kishte dy gjoba për parakalim të gabuar si dhe një tjetër për shkelje të sinjalistikës rrugore, konkretisht për semafor të kuq.

“Shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuar. Është kontrolluar “Audi” i 22 vjeçarit. Nuk ka pasur alkool dhe lëndë narkotike se kishte dyshime për gjendje të dehur. I është bërë testi i alkoolit dhe drogës po nuk ka pasur prezencë të substancave, deri në këto momente kjo është komunikuar. Vetëm kjo akuzë e tejkalimit të shpejtësi dënohet nga 5 deri në 20 vjet heqje lirie”.

“Nuk janë marrë në pyetje për shkak të dëmtimeve dhe gjendjes shëndetësore. Igli Madani dhe shoferi ndodhet në Trauma. Njëri prej tyre në gjendje pak më të rëndë” – tha gazetarja.

Kujtojmë se trupi i parë që doli nga mjeti ‘Toyota’ pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë ishte i vajzës më të vogël, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor ende e gjallë por humbi jetën në spital. Ndërkohë në vendin e ngjarjes u shuan Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, u nxorën të pajetë. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin ‘Audi’, që kushtonte rreth 100 mijë Euro, i cili pasi përplasi ‘Toyota-ën’, Igli Madani (shoferi) si dhe Fabio Lamaj e Glori Selimi. Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit dhe makina ishte në pronësi të babait të tij Bashkim Madanit. 22-vjeçari, është arrestuar në flagrancë pas aksidentit të rëndë që shkaktoi, aksident që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.