Mediat britanike, kanë publikuar një foto nga brenda burgut të Babis Anagnostopoulos, 32-vjeçarit pilot që mbyti pamëshirshëm gruan e tij.
Ai prej disa ditësh ndodhet burgun e “Korydallos”, në zonën “VIP” të saj. Në foton e publikuar, Babis shihet i qetë, duke qëndruar në oborrin e institucionit.
Piloti i ka kërkuar autoriteteve që ta lejojnë të punojë brenda burgut, në mënyrë që të përfitojë një ulje dënimi dhe të dalë më shpejt nga aty.
Për çfarë akuzohet Babis Anagnostopoulo
Piloti 32-vjeçar, më 11 maj ka mbytur për vdekje bashkëshorten e tij 20-vjeçare, të quajtur Caroline. Për 37 ditë me radhë, ai e inskenoi vrasjen dhe bëri që ajo të dukej si një grabitje.
Pra, ai mohoi kategorikisht përfshirjen duke implikuar për vrasjen e të shoqes disa grabitës, për të cilën, shprehej i bindur se ishin nga Shqipëria. Sakaq, ai ka treguar të gjithë të vërtetën, pas hetimeve të thelluara të policisë.
Oficerët, shikuan diçka të çuditshme në orën inteligjente të Caroline. Ajo maste pulsin dhe gjatë momenteve tragjike, ora ka treguar se rrahjet e saj të zemrës ishin normale, njëjtë sikur ajo po flinte.
Pra këtu lindën dhe dyshimet e policisë, sepse nëse vajza do të ndeshej me grabitësit, do të ishte zgjuar dhe nga tensioni dhe tentimi për të shpëtuar jetën, do të kishte rrahje të pulsit më të larta.
Policia gjithashtu, përdori si provë dhe disa mesazhe në telefonin e viktimës, ku tregohej se pak orë pas vrasjes çifti kishte kaluar një zënkë.
Fati i vajzës së tyre 11-muajshe
Brenda një kohet të shkurtër, Lidia e vogël, humbi jo vetëm mamanë, por edhe të atin, pasi ky i fundit është arrestuar. Tanimë, pritet të vendoset nga një gjykatë greke, se kujt do i kalojë kujdestaria e saj.
Prindërit e pilotit kanë kërkuar që kujdestaria të ndahet në mënyrë të barabartë për të dyja palët, pra si për ata, edhe për prindërit e vajzës, që të paktën, vogëlushja të mos humbë dashurinë e gjyshërve. Por
kjo kërkesë nuk është pranuar nga prindërit e Caroline, të cilët kanë thënë se në Athinë, – vend ku jeton familja e pilotit-, mbesa e tyre do të njihej si e bija e personit që i vrau të ëmën.