BallinaKryesorePas prishjes së fejesës, Seldi Qalliu nis të dalë hapur me ish-velinën...

Pas prishjes së fejesës, Seldi Qalliu nis të dalë hapur me ish-velinën 12 vite më të re, faktet që e nxorën zbuluar

Këngëtari Seldi Qalliu i dha fund fejesës tre muaj më parë me modelen Sindi Çela. Çifti prej kohësh kishin lënë gjurmë në rrjetet e tyre sociale që tregonin se nuk ishin më bashkë, por Sindi nuk donte ta pranonte këtë fakt.

E, me sa duket, Seldi e ka hedhur pas krahëve të gjithë historinë e dashurisë që përjetoi me modelen dhe tashmë ka nisur të shohë të tjera modele. Së fundmi, këngëtari i ka komentuar modeles 12 vjet më të re, Belinda Dragoti, në një nga fotot që ish-velina kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo shihej e veshur thjeshtë me një palë streçe dhe me një bluzë ngjyrë blu, teksa pozonte e ulur në gjunjë. Seldi zgjodhi emojin e një ylli që shkëlqen për modelen, duke lënë të nënkuptohet se i pëlqejnë format e saj trupore si dhe tiparet.

Belinda u bë e njohur për publikun fillimisht te emisioni “Xing me Ermalin”, kur ishte vetëm 18 vjeç. Këngëtari Seldi Qalliu u zhduk nga qarkullimi pas prishjes së fejesës së fundit me modelen 22-vjeçare, Sindi Çela. Dyshimet e para për ndarjen e tyre lindën kur modelja dhe këngëtari fshinë nga rrjetet e tyre sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe për më tepër nuk ndiqeshin më në rrjete.

Ishte Sindi ajo që nëpërmjet një videoje tregoi se faji i “zënkës” mes tyre kishte qenë i saj dhe se e gjitha kishte ndodhur për shkak të stresit që kishte kaluar vetë. Pavarësisht sqarimit që modelja bëri publikisht në rrjetet sociale, fotot e çiftit nuk u rikthyen më kurrë në “Instagram”, ndërkohë që vetë Seldi i pohoi lajmet në heshtje, duke bërë të njëjtën gjë që bën sa herë i jep fund një marrëdhënieje, të zhduket pa gjurmë nga rrjetet sociale dhe të ngrijë “Instagramin”.

Pavarësisht mospranimit të së vërtetës nga modelja, “Panorama Plus” ka mësuar se në të vërtetë çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies që kishin. Miq të afërt pranë çiftit kanë treguar se Sindi po shpresonte për një rikthim me Seldin, ndaj nuk ka dëshiruar t’u japë jehonë zërave të ndarjes apo më keq t’i konfirmojë me gojën e saj.

Megjithatë, ndjekësit së fundmi kanë vënë re se ata ende nuk ndiqen në rrjete sociale, duke ngritur sërish dyshimet se fejesa e tyre ka marrë fund njëherë e mirë. Lajmi se Seldi Qalliu ishte fejuar sërish pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, u bë publik nga vetë artisti, i cili publikoi një foto duke u puthur në buzë me Çelën gjatë festës së 22-vjetorit të saj të lindjes.

Komentuesit ishin ata që ngacmuan Sindin rreth lajmeve të ndarjes, pak kohë pas fejesës. “Je ndarë nga Seldi ëëë.. Ju ndërron si çorapet!”, i shkruante një fans Sindit dhe ajo menjëherë iu përgjigj: “Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”. Këto dyshime erdhën pasi Seldi Qalliu festoi ditëlindjen në fillim të janarit dhe partnerja e tij zgjodhi foto të veçanta, që s’i kishte treguar më parë për t’i bërë një urim publik.

Në “Instastory”, Sindi shkroi “Gëzuar ditëlindjen!”, shoqëruar me tri zemra të kuqe. Këto postime erdhën disa javë pasi u përfolën për ndarje, ngaqë fshinë nga rrjetet sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në “Instagram”.

Më pas ishte Sindi që shpjegoi se nuk ishte e vërtetë se ishin ndarë dhe e gjithë kjo kishte ndodhur nga sjellja e saj impulsive. Kjo është hera e tretë që Sindi përpiqet të mohojë ndarjen nga Seldi dhe miq pranë tyre ka treguar se ajo ende s’e beson ndarjen. Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali, më 14 shkurt, dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranuan se ishte dashuri me shikim të parë.

Por ja që njohja në ditën e dashurisë u solli ters, pasi ata s’janë më bashkë. Artisti, i cili u bë më shumë i njohur për publikun pasi mori pjesë në “Big Brother”, përflitet shumë edhe për vendimet që merr në jetën e tij, duke i kthyer në stil jete fejesat e tij. Pas lidhjes që krijoi në “Big Brother”, ai u fejua me Dafina Zekën dhe më pas me këngëtaren Mimoza Shkodra.

E dy vite pas ndarjes me këtë të fundit, këngëtari gjeti një dashuri të re para disa muajsh. Ai zgjodhi një ditë të veçantë për ta prezantuar me publikun vajzën 11 vite më të re që i kishte vjedhur zemrën, Sindi Çelën. Këngëtari nuk u kursye me postimet në atë ditë të rëndësishme, pasi në llogarinë e tij në “Instagram” postoi foto dhe video nga festa e 22-vjetorit të partneres.

Krahas fotos ku shkëmbenin një puthje në buzë, Seldi i bëri urimin special të dashurës së tij. “Edhe 100 zemra ime, të dua shumë!”, shkruante ai. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte unaza në gishtin e Sindit, që tregonte se ata tashmë ishin fejuar. E vetëm tre muaj nga ceremonia e unazës ku zyrtarizoi fejesën me partneren 11 vite më të re, Seldi e ‘zhduku’ nga jeta e tij edhe Sindin, nje vendim që u mbajt i fshehtë.

Nuk dihet ç’ndodhi me çiftin, por fakt është që Seldi e ka fshirë nga miqtë, si edhe çdo foto që kishin bashkë, duke e shpallur veten sërish “single”. Vetëm pak kohë më parë, i ftuar në “Ftesë në 5”, këngëtari shkoi në studio me të fejuarën modele. Nëse Seldi është mësuar me kamerat e me të fejuarat, për Sindin ishte diçka e re dhe u shfaq pak më e ndrojtur.

Ndër të tjera, këngëtari tregoi se dashuria mes tyre ka qenë si në përralla me shikim të parë. Kjo gjë u konfirmua dhe nga Sindi, e cila rrëfeu se edhe ajo ka pasur po të njëjtin impakt. “Mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë, por edhe pse nuk e kam besuar shumë këtë gjë, mendoj se kështu ka qenë”, u shpreh Seldi.

Ndërsa Sindi tha: “E vërtetoj këtë fakt. Gjërat erdhën shumë spontane, u takuam, na ecte muhabeti, mbi të gjitha, jemi shumë të ngushtë. Sa më ndodh diçka, personi i parë që marr në telefon është ai, natyrisht është dhe i dashuri im”.

Ata zbuluan se ishin njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat kishin rrjedhur në mënyrë spontane, pa planifikime. Pasi kishin vetëm një javë që ishin njohur, Sindi zbuloi se Covid-19 i kishte “detyruar” të izoloheshin bashkë, duke nisur kështu bashkëjetesën. Kjo, sipas tyre, i ndihmoi që ta njihnin edhe më shumë njëri-tjetrin.

Sindi, 11 vite më e re se këngëtari, tregoi se ndante çdo gjë me të. Seldi madje shprehu edhe pakënaqësinë ndaj atyre që mediat kanë shkruar në lidhje me marrëdhënien e tij të re.

“Nuk kam dashur të përflitem për lidhjet dhe nuk më pëlqen të bëhet e madhe. Ata të bëjnë me fëmijë, fejesa, martesa”, tha këngëtari. Për më tepër, ai pohoi se lidhja me Sindin ishte shumë serioze dhe në hapat e duhur.

Ndërkohë, vajza në videoklipin e ri me skena intime, ishte pikërisht Sindi dhe, sipas këngëtarit, kjo këngë i ishte dedikuar asaj. Ajo ishte përgatitur para disa vitesh, por njohja me modelen e bëri atë ta publikonte. Kjo fejesë e riktheu dhe Seldin në rrjetet sociale, për ta zhdukur sërish pas ndarjes. Po ç’ndodhi me jetën intime të artistit pas dy vitesh pauzë dhe zhdukjeje nga qarkullimi?

Kujtojmë që pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai u shfaq çift me Keisi Meidinin, vajzën e Sabianit. Disa muaj pasi Seldi Qalliu u nda nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai vazhdoi karrierën e tij në Tiranë, ndërsa e pamë në garën VIP të spektaklit “Dance with Me”. Ndërkohë që në atë garë e pamë në krah të partneres Rashel Kolaneci, në evente jashtë televizionit ai shihej në shoqërinë e vajzës së Sabianit.

Ata u fotografuan në një sfilatë, pak ditë pasi është vënë re një afrimitet i tyre në rrjetet sociale, ku shkëmbenin mesazhe apo emoji me puthje e zemra. Por, sipas burimeve tona, pas këtij afrimiteti fshihej një bashkëpunim. Keisi do të ishte kështu këngëtarja e parë në duet me Seldin, pas ndarjes së tij nga Mimoza, fejesa me të cilën u shoqërua me shumë bashkëpunime.

Direkt pas fejesës me Mimozën, ai realizoi me të klipin “Dashni”, me një fabul dedikuar historisë së tyre, që nga njohja si kolegë në vitin 2012. Dhe Keisi ishte vajza, për të cilën u tha se Seldit i ngeci filmi këtë periudhë, që ai për çudinë e të gjithëve stopoi jetën virtuale. Pas ndarjes nga Mimoza, kur u fol se ai kishte nisur një histori të re me Keisi Medinin, në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre.

Por pas këtij bashkëpunimi u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në “Instagram”, për të stopuar aty. Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi edhe jetën virtuale, duke mos postuar asgjë nga aktiviteti i tij, edhe pse u tha se datat e koncerteve i linte me babain e Keisit, Sabianin.

Më pas u fol se kënga me Keisin me titull “S’ka dashni” ishte një fabul që i përshtatej dhe historisë së tij të jetës deri tani me tri fejesa të dështuara, pikërisht me Dafina Zekën, Domenika Çaushajn dhe Mimoza Shkodrën.

Ndërkohë, këto vite Seldi ka preferuar ta mbajë jetën private dhe intime larg medias, duke qenë se historitë që ka bërë publike kanë përfunduar me ndarje. Në këtë vorbull thashethemesh ai ka bërë një postim në “Instagram”, ku shfaqet me telefon në dorë dhe pyet ndjekësit: “Çfarë mendoni se po mendoj?!”. Ndërkohë le të shohim se ç’drejtim do marrë jeta e tij, pasi gjithë fejesave të jetës që përfunduan me ndarje.

/Panoramaplus.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular