BallinaKronikeRASTET/Në Kosovë qytetarët denoncojnë kush ecën shpejt me makinë

RASTET/Në Kosovë qytetarët denoncojnë kush ecën shpejt me makinë

Ndërsa në Shqipëri aksidentet rrugore shuan një familje të tërë në rrugën Fier-Vlorë dhe një i moshuar u plagos në Tiranë, ku në të dyja rastet dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe, në Kosovë qytetarët kanë marrë vetë në dorë parandalimin e tyre.

Prej javësh ka nisur një fushatë denoncimi i qytetarëve për drejtuesit e mjetëve që shkelin rregullat e qarkullimit.

I fundit prej tyre ishte në rrugën Suharekë-Shtimë, ku Policia e Kosovës ndërhyu për të ndaluar e gjobitur një 58-vjeçar që drejtonte një mjet furgon kundërvajtje.

Policia është sinjalizuar nga qytetarët dhe fill pas kësaj ka njoftuar 58-vjeçarin që të paraqitej në zyrat e saj në Ferizaj, ku iu komunikua edhe gjoba.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular