Kalimtarët e shumtë të shëtitores së “Vollgës”, janë bërë këtë të shtunë, dëshmitarë të një skene të rëndë.
Përbri shëtitores kryesore të qytetit, është gjetur në breg të detit, një person i mbytur.
Nuk dihet ende identiteti i personit në fjalë. Sakaq, gazetarja Klodiana Haxhia, sjell për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Në to shihet, se si trupi i pajetë i të mbyturit transportohet me barelë për në ambulancë.
Sipas gazetares Haxhia, trupi i pajetë i burrit, është konstatuar nga dy punonjës të policisë bashkiake, të cilët më pas, kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Këta të fundit, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të hetojnë shkakun e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.