Një sasi tjetër e konsiderueshme droge të shtunën është kapur nga policia në doganën e Hanit të Hotit, Shkodër.
Burimet zyrtare nga policia thanë se janë sekuestruar rreth 17 kg heroinë, e cila ishte fshehur brenda një kamioni me targa shqiptare dhe që kishte si destinacion Malin e Zi.
Mësohet se për një kontroll më të specializuar kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku dhe rezultoi se ishte fshehur lënda narkotike.
Po ashtu, është arrestuar edhe drejtuesi i kamionit shtetasi me inicialet S.P., 55 vjeç, nga Vlora.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të drogave të forta.
Kujtojmë se kjo sasi e kapur droge, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 300 kilogramë kokainë, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.
Deklarata e plotë, vijon si më poshtë:
Parandalohet dhe goditet një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta.
Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.
Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.
Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port.
Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine.
Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike.
Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta.