BallinaKryesore7 trofe dhe debutim në Europian, kush është djaloshi 17-vjeçar që po...

7 trofe dhe debutim në Europian, kush është djaloshi 17-vjeçar që po çmend tifozët gjermanë

Driblimet e tij të shtojnë oreksin për më shumë. E pakonceptueshme se si Lëv nuk e përfshiu fare në skuadër në ndeshjen ndaj Francës dhe Portugalisë. Ndaj Hungarisë, gjermano-anglezi u thirr në detyrë në një ndeshje të jete. Nga minuta e 82-të ishim të gjithë dëshmitarë të talentit të tij të madh. Por cilat kanë qenë momentet më kulminante të tij? 368 ditët e çmendura të Jamal Musialës.

20 QERSHOR 2020 – Hansi Flik e hedh në fushë në ndeshjen ndaj Fraiburgut. Talenti që ishte vetëm 17 vjeç dhe 125 ditë debutoi me Bajernin për vetëm dy minuta duke hyrë në histori si lojtari më i ri për kampionët e Gjermanisë.

23 GUSHT 2020 – Triumfi në Champions, ai është në Lisbonë me skuadrën dhe në fitoren 8-2 ndaj Barcelonës në stolin e Bajernit.

18 SHTATOR 2020 – Ai u bë golashënuesi më i ri për Bajernin, vetëm 17 vjeç dhe 205 ditë. Kjo ndodhi në fitoren 8- 0 kundër Shalkes në javën e parë të sezonit.

11 SHKURT 2021 – 17 minuta për të në finalen e Kupës së Botës për klube. Prezent edhe në titujt e tjerë me skuadrën, Musiala festoi trofeun e gjashtë me bavarezët.

23 SHKURT 2021 – Në ndeshjen e kthimit ndaj Lacios në Champions, ai shënoi një nga katër golat në fitoren 4-1 duke hyrë në histori si golashënuesi më i mirë në Champions me bavarezët.

5 MARS 2021 – Ai nënshkroi kontratën e parë profesioniste me Bajernin. Gati 5 milionë euro në vit deri në 2026.

25 MARS 2021 – Ai zgjodhi Gjermaninë para Anglisë, edhe pse kishte luajtur më parë me moshat e kombëtares angleze. Ndaj Islandës debutoi me “Pancerat” duke luajtur 16 minuta. Lojtari i dytë më i ri që nga koha e Uve Zeler.

17 PRILL 2021 – Dopieta e parë ndaj Volfsburgut në Bundesligë. Ishte java e 29- të. Në total ai ka shënuar 7 gola në ndeshjet si profesionist. Më vonë u shpall sërish kampion i Gjermanisë, titulli i shtatë me Bajernin.

23 QERSHOR 2021 – Ai është lojtari më i ri në një Europian për Gjermaninë. Një tjetër rekord i Musialës. Luan gati 10 minuta “Pancerat” në sfidën ndaj Hungarisë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular