BallinaKronikeEMRAT/Masakër me armë pas mesnate në Velipojë, 4 të vrarë dhe 2...

EMRAT/Masakër me armë pas mesnate në Velipojë, 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ja çfarë thotë Policia

spot_img
spot_img

Një sherr për shezlongë dyshohet se ka degjeneruar në përplasje me armë, rreth orës 00:30 në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë 4 persona mbeten të vrarë dhe 2 të plagosur.

Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Sipas Drejtorit të Policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur pranë hotel ‘Gocaj’ dhe është sekuestruar një pistoletë. Gjithashtu ai bëri me dije se, është përdorur më shume se një armë dhe shumë shpejt pritet të ketë të arrestuar.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA. Gjithashtu mësohet se në vendgjarje ka shkaur dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njoftimi i plotë
Velipojë/Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular