BallinaUncategorizedFOTOT/Tre biznesmenët dhe jetimi i pafajshëm, fotot e viktimave të masakrës së...

FOTOT/Tre biznesmenët dhe jetimi i pafajshëm, fotot e viktimave të masakrës së Velipojës

Velipoja u trondit mbrëmë pak minuta pasi kishte kaluar mesnata nga një shkëmbim me armë zjarri që u mori jetën 4 personave.

“ABC” ka siguruar fotot e 4 viktimave, biznesmenit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

LEXO EDHE: Në xhep iu gjetën qindarkat e ditës së parë të punës, familja e jetimit nuk përballon dot shpenzimet mortore

Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.

Shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakut dhe Gocajt për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular