BallinaAktualitet"Babai i dy djemve të vrarë qante më tepër për kamarierin jetim"

“Babai i dy djemve të vrarë qante më tepër për kamarierin jetim”

spot_img
spot_img

Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj e Musaen Zeneli 20 vjeç mbetën të vrarë në përplasjen me armë për shezlonget në Velipojë një ditë më parë.

20-vjeçari Zeneli punonte si kamarier në hotelin e familjes Gocaj dhe nuk kishte aspak lidhje me ngjarjen. Madje ajo ishte dita e parë e punës. Pas vrasjes, babai i vëllezërve Gocaj tha për mediat se ju vranë dy djemtë dhe jeta për të nuk ka më vlerë.

Babai i djemve Gocaj nuk ka qenë në dijeni për përplasjen dhe e mësoi vetëm pasi i dëgjoi të shtënat. Sipas gazetares, ai ka qarë më shumë për kamarierin 20-vjeçar Musaen Zeneli se sa për djemtë e tij.

“Dua të them edhe një detaj tjetër. I ati i Edmond dhe Xhovani Gocaj, Pjetër Gocaj, në momentin që ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke fjetur, nuk ka patur dijeni fare, ka dëgjuar krismat. Stafi i qendrës shëndetësore të Velipojës thonë që qante me ngashërim më shumë se për dy djemtë e vrarë, për djalin jetim që kishte amanet. Dhe ka qenë një ngjarje jashtëzakonisht e trishtë”, tha gazetarja Emi Kalaja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular