BallinaAktualitet“Gjaku i shqiptarit duhet...”/ Lleshaj flet për dorëheqjen dhe 'i çon mesazh'...

“Gjaku i shqiptarit duhet…”/ Lleshaj flet për dorëheqjen dhe ‘i çon mesazh’ Çuçit për vrasjen e të riut në Velipojë

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sërish për dorëheqjen e tij, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Lleshaj deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News se “gjaku i shqiptarit që derdhet në mënyrë të padrejtë, duhet shpaguar”.

Ish-ministri foli edhe për vrasjen e të riut Musaen Zeneli në Velipojë. Pavarësisht se Bledi Çuçi tha se nuk ndjen përgjegjësi morale, Lleshaj tha se edhe për 20 vjeçarin e vrarë në Velipojë duhet reflektim. Përveç drejtësisë penale, ka edhe drejtësi shoqërore, u shpreh ish-ministri.

“Dorëheqja ishtë nje vendim tërësisht personal, të cilit i qëndroj. Ishte një ngjarje e padrejtë dhe kriminale. Gjaku i shqiptarit që derdhet në mënyrë të padrejtë, duhet shpaguar. Edhe për vrasjen e të riut nga policia, apo edhe për raste të tjera, dikush duhet të reflektojë. Qoftë edhe rasti i Shkodrës, ku u vra ai 20 vjeçari. Përveç drejtësisë penale, ka edhe drejtësi shoqërore. Ngjarje të tilla, të cilat ndodhin, duhet të shërbejnë për një reflektim shoqëror, politik dhe social. Duhet të veprohet, të korrigjohet diçka. Vrasja e një djali të ri meritonte atë që ndodhi, dorëheqjen e ministrit. Performanca e policisë është CV-ja e ministrit. Gjaku që derdhet si pasojë e krimit, duhet të gjejë reflektim, jo zemërim”, tha Lleshaj.

Ministri Çuçi foli dje për statistika pozitive, ndërsa i cilësoi dy ngjarjet e rënda si “të zakonshme”. Ministri tha se nuk ndjen as përgjësi personale, dhe u shpreh i sigurt që do jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar edhe në shtator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular