BallinaKronike“Të hënën do t’i dërgojmë paratë”/ Zbardhen detaje nga dosja hetimore. Si...

“Të hënën do t’i dërgojmë paratë”/ Zbardhen detaje nga dosja hetimore. Si vëllai i të dënuarit u takua me Prokurorin e Kukësit

spot_img
spot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e Prokurorisë, për drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua për korrupsion.

Në dosjen e Prokurorisë tregohen të gjitha lëvizjet e Prokurorit, Karriqi, shoferit të tij Isuf Gega, i cili kishte rolin e sekserit dhe vëllait të personit të dënuar, Dritan Dedja.

News24 raporton se nga të dhënat e lexuara nga Prokurori Altin Dumani rezulton se në datën 21 nëntor 2019 në qytetin e Kukësit janë arrestuar shtetasit Ramaden Dedja, Eraldo Braka, Helidon Koka, Erges Xheri dhe Leandro Pasha, të cilët dyshoheshin për akuzën e mbajtjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Në atë kohë gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 15 ditor.

Fillimisht kjo çështje u hetua nga një prokuror tjetër, por për shkak të vettingut, kjo dosje i kaloi drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi.

Sipas Prokurorisë rezulton se “shtetasi Emirjan Beu ka telefonuar Isuf Gegën dhe e ka pyetur nëse kishte njohje me prokurorin, Edmond Karriqi.”

Ai ka pretenduar se ka njohje dhe ka udhëtuar në drejtim të Kukësit, ku sipas dyshimeve ka zhvilluar në zyrën e Prokurorit një takim. Më pas është Dritan Dedja, vëllai i Ramadan Dedës, i cili ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me Isuf Gegën, duke tentuar dhe duke ndërhyrë për lirimin nga burgu të vëllai të tij, Ramadan Dedja.

Sipas hetimeve të prokurorisë, rezulton Dritan Dedja teksa telefonin një të afërm dhe i thotë: Të hënën do të t’i dërgojmë, do t’i dërgojmë paratë.

Më tej në dosjen e Prokurorisë thuhet: “Dritan Dedja bashkë me Emirjan Beun kanë shkuar në një pikë të këmbimit valutor, në pronësi të babait të një tjetër të arrestuari nga ky grup dhe kanë këmbyr dollarët në euro”. Bëhet fjalë për 2 mijë euro, të cilat i janë dhënë Prokurorit.

Më tej, organi i akuzës thotë se është filmuar prokurori i ulur në një tavolinë me Isuf Gegën dhe Dritan Dedën. Fillimisht është ulur Prokurori bashkë me Isuf Gegën dhe pasi kanë biseduar për disa minuta Gega është larguar, për tu kthyer në një tjetër lokal bashkë me Dritan Dedën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular