BallinaKronikePërfshihen në aksident 3 makina, plagosen dy persona në qendër të...

Përfshihen në aksident 3 makina, plagosen dy persona në qendër të…

Tre makina u përfshinë në një aksident këtë të diel në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në lagjen Konferenca e Pezës, pranë shkollës së muzikës në këtë qytet.

 

Nga përplasja automjetet pësuan dëme të shumta, ndërsa dy prej personave të përfshirë në aksident morën dëmtime të lehta, pa rrezik për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë autoritetet policore, që nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Po ashtu policia ndërhyri për të rregulluar lëvizjen e mjeteve në mënyrë që të mos bllokohej rruga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular