BallinaAktualitetPërhapja masive e variantit “Delta” të Covid-19 – Çfarë duhet të dini

Përhapja masive e variantit “Delta” të Covid-19 – Çfarë duhet të dini

Kur dukej sikur gjithcka me koronavirusin po merrte fund, botën e ka pushtuar një tjetër lloj i tij.

Prej thuajse një viti COVID-19 ka krijuar disa variente të tij ku kemi njohur atë Anglez, Indian, Alfa dhe së fundëmi Delta.

U shfaq për herë të parë në muajin Dhjetor në Indi dhe po ngre pikëpytje e shqetësime të mëdha mbi një valë të tretë të përhapjes së infeksionit pasi konsiderohet si shumë i fuqishëm.

Javën e shkuar OBSH paralajmëroi një valë të tretë infektimesh të mëdha në Evropë nëse qytetarët dhe shtetet nuk bëjnë kujdes.

Varianti i ri Delta mund të përbëjnë 90 përqind të rasteve në Evropë deri në muajin gusht ndërsa shumica e njerëzve mbeten end etë pavaksinuar.

Çfarë i shqetëson ekspertët?

Së pari variant Delta është më i shpejtë dhe ngjitës se mutacionet e tjera të virust.

U shfaq për herë të parë në muajin Dhjetor të 2020-ës dhe sipas ekspërtëve të OBSH është mjaft shqetësues.

Ky variant i ri po adaptohet dhe shpërndahet shumë më shpejt se mutacione të tjera të Covid-19.

Delta mendohet të jetë 75 përqind më i fortë se versioni original të virusit dhe në një mjedis ku rregullat e distancimit e mbrojtjes kolektive nuk po respektohen më mund të kthehet në shqetësim të vërtetë.

Nëse një i infektuar me Covid-19 e kishte rrezen e përhapjes në 2.5 persona të tjerë, me variantin Delta kjo mundësi rritet në 3-4 persona të infektuar.

Për shkak të kësaj ky version i ri ka mundësi të rritet shumë herë në shumë në mjediset ku ne jetojmë.

Kush janë më të rrezikuarit?

Sipas OBSH personat më të rrezikuar mbeten të pavaksinuarit, bashkë me fëmijët dhe të moshuarit.

Një studim i fundit nga Mbretëria e Bashkuar tregoi se fëmijët dhe të moshuarit mbi 50 vjeç janë 2.5 herë më shumë të rrezikuar nga infektimi me versionin Delta.

Për më të vegjlit një nga problemet e tjera të mëdha në përballjen me këtë version të Covid-19, është se Agjencia e Evropiane e Barnave apo kompanitë farmaceutike nuk kanë aprovuar ende një vaksinë.

Një nga pyetjet më të shpeshta me të cilën po përballen mjekët sot është mbi simptomat e këtij version dhe veprimin në organizmin e njeriut.

Si të mbroheni nga varianti Delta?

Teksa situata mbetet ende e paqartë dhe studime të një pas njëshme i lënë vend përkufizimit të variantit Delta, OBSH sugjeron vaksinimin si mbrojtjen më të mirë.

Kjo të thotë që nëse vaksinoheni me të dy dozat në një periudhë 2 javore do të keni më shumë efekt dhe mbrojtje njëkohësisht.

Agjencia e Evropiane e Barnave EMA, u shpreh se të dy dozat nga të katërta vaksinat e miratuara nga ky institucion ofrojnë mbrojtje të plotë ndaj këtij variant të ri.

Megjithëse nuk ka ende një protokoll mbi këtë situatë, të dhënat e marra nga shtete si Gjermania dhe Spanja tregojnë për mbrojtje të plotë të vaksinave ndaj Deltës.

Aktualisht vaksinat e aprovuara nga EMA janë BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson and Johnson.

Ndërsa në Shqipëri vazhdon vaksinimi i hapur për moshat mbi 18 vjeç me kompanitë COVAX, Pfizer dhe AstraZeneca./ AgroWeb.org

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular