BallinaKronikeShpërthen bombola, zjarri përfshin banesën në Velipojë. 4 të lënduar në gjendje...

Shpërthen bombola, zjarri përfshin banesën në Velipojë. 4 të lënduar në gjendje kritike. (Emrat dhe mosha)

Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur i trishtë për një familje në Velipojë. Katër anëtarë të saj kanë pësuar djegie të shkallëve të ndryshme në trup, për shkak të zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Shkak i ngjarjes, raportohet paraprakisht të jetë bërë bombola e gazit e cila dyshohet të ketë shpërthyer në orët e para të mëngjesit.

Korespondenti i Panorama, bën me dije se të plagosurit janë në familjen Gjoka, banuese në Velipojë.

Të dëmtuar janë: Alketa Gjoka 30 vjece, Daniela Gjoka 18 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 11 vjec.

Të lënduarit nga spitali i Shkodrës janë nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Mësohet se ata kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular