BallinaAktualitet“Në prag emergjence!”- Presidenti Meta reagon mbi situatën e rëndë me plehrat:...

“Në prag emergjence!”- Presidenti Meta reagon mbi situatën e rëndë me plehrat: E papranueshme dhe e…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së rëndë mjedisore të krijuar me plehrat në qytetin e Durrësit dhe përgjatë gjithë bregdetit të Adriatikut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit e konsideron situatën mjedisore si të rëndë, të papranueshme e të dënueshme ligjërisht dhe në prag emergjence.

 “E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.
Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia”, deklaron Presidenti Meta.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular