BallinaKryesoreVIDEO/ “Kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken, do të...

VIDEO/ “Kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken, do të thotë…”. Alibeaj: Ja prova që shteti është vënë në shërbim të krimit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj të hënën ka postuar një video, sipas të cilës, tregon se kjo është prova që shteti shqiptar është vënë në shërbim të krimit.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Alibeaj thekson se kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit.

Në fund të postimit të tij, ai fton ndjekësit të shohin videon dhe të shohin me zë dhe figurë provën e lidhjes së strukturave të shtetit me krimin e organizuar në vend.

Shënimi i plotë:

Kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit! Ja si mashtruan ministrat e Ramës

Nga dosja hetimore e operacionit “Shpirti”, ku ishin të përfshirë prokurorë, policë dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri; dolën disa detaje të reja.

Një prej tyre ka dëshmuar se Ilirjan Duçellari që thirrej ndryshe “Lani” ishte drejtuesi i këtij rrjeti dhe personi që sigurohej që droga të kalonte e sigurt përtej kufirit.

Garancia nga toka dhe deti, sipas të penduarit, kishte një “faturë” prej 30 mijë eurosh për çdo ngarkesë.

Ai ka deklaruar se Duçellari kishte garancinë e zv.Drejtorit të Policisë së Vlorës Ilirjan Balla, si dhe Drejtorit të Kufirit Festim Lelaj.

Për të fikur radarët, sipas tij, paguhej 15 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular