BallinaKronike"Zot në qiell, mbaje dorën"/ Artan Hoxha "zbërthen" lëvizjet në polici: Kam...

“Zot në qiell, mbaje dorën”/ Artan Hoxha “zbërthen” lëvizjet në polici: Kam frikë se nga gushti…

Ngjarjet e rënda kriminale në Shqipëri, u pasuan sot me lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit. Me firmën e kreut të uniformave blu Ardi Veliu janë ndryshuar drejtuesit e policisë në 10 qarqe të vendit, përveç Tiranës dhe Gjirokastrës.

Gjithsesi, ajo që ra në sy, më shumë sesa një riorganizim I ri me emra të rinj, pamë një rokadë të drejtuesve të mëparshëm

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar duke shkruan se “furtuna” që prisnim rezultoi në një “fllad” të freskët veror.

“Në ditet e të “nxehtit” afrikan, prisnin “furtune”, por fryu vetem nje “fllad” i fresket veror. Kam frikë se nga gushti, do bëj prapë shumë “nxehtë”…Zot në qiell, mbaje dorën….

Për ata, që marrin vesh nga shahu,  Ore, a është rokadë, kur mbreti ose mbreteresha ndërrojnë vendin me torren?! Po këta, që luajne dam 9-sh, ta bëjnë rrokaden, dukë nderruar vendet oficeri me kalin, ose anasjelltas”, shkruan gazetari Artan Hoxha.

Ja të gjitha lëvizjet

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

"Zot në qiell, mbaje dorën"/ Artan Hoxha

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular