BallinaKronikeFOTO/ Ky është i riu që humbi jetën nga shpërthimi i gomës...

FOTO/ Ky është i riu që humbi jetën nga shpërthimi i gomës së kamionit

I riu që shihni në fotografi është Rafael Tafaj, 20-vjeçari që humbi jetën sot teksa goma e një kamioni i shpërtheu në duar, kur po punonte në gomisteri.

Tafaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit

Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa shtuan se ndihma e shpejtë të riut iu dha shumë vonë, duke bërë që ai të ndërronte jetë.

Mësohet se i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për familjen e tij, ndërsa fati i tij u pre në mes pas incidentit që i mori jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular