BallinaAktualitetOperacioni 'Shpirti'/Gazetarja Alba Kepi: Paratë e trafikut të drogës drejt Italisë, u...

Operacioni ‘Shpirti’/Gazetarja Alba Kepi: Paratë e trafikut të drogës drejt Italisë, u investuan në kullat e Tiranës

Gazetarja Alba Kepi, duke folur nga Roma, në emisionin “A Show” në Syri Tv, foli edhe për operacionin “Shpirti”.

Kepi theksoi se paratë e trafikut të drogës drejt Italisë u tentuan që të investohen në kullat e Tiranës.

“Kam folur me një kolonel të antimafies në Bari dhe më foli për trafikimet nga Shqipëria në Itali, ai shprehej se është kuptuar se paratë e drogës investoheshin në vendin tonë. Qëllimi i operacionit ishte që t’i heqin pasurinë kriminelit, prandaj u quajtur ky operacion ‘Shpirti”, që t’i zhdukësh pasurinë kriminale trafikantëve. Operacioni është bërë i bashkuar dhe koordinuar nga Eurojust. Paratë nuk mund të investoheshin në Itali, sepse atje sekuestrohen dhe prandaj kuptuan se paratë investohen në Shqipëri.

U zbulua se trafikohej drogë dhe se ata korruptonin policë dhe prokurorë. Operacioni ishte i suksesshëm. Mendoj se mund të ketë edhe operacione të tjera. Koloneli i antimafies në Itali nuk kishte besim se do kishte drejtësi për trafikantët në Shqipëri, s’kishte besim as tek administrata publike shqiptare. Fuqia korruptive e kriminelëve shqiptarë po rritet përtej kufirit”, tha Kepi.

Alba Kepi vlerësoi se qendra e Tiranës vetëm po shkatërrohet për interesa ekonomike dhe kriminale.

“Tirana është ndjenjë për mua, është nostaligjia, lumturia, gjithçka që ka të bëjë me qenien time. Edhe pse jam larg Tiranës, mendjen e kam aty dhe kam kaluar fëmijërinë në kryeqytetin tonë. Po tentohet të shkatërrohet qendra e Tiranës. Po bëhen kulla si dinosaur në qendrën e kryeqytetit, ku apartamentet kushtojnë më shumë para. Qendra e Tiranës po shkatërrohet për interesa ekonomike. Po ngrihen kulla kudo, duan fitime edhe në vende ku nuk mund të bëhen më ndërtime.”, u shpreh Kepi.

Në fund, ajo nënvizoi se si shkak i ndërtimit të kullave në Tiranë, sheshi “Skënderbej” ka humbur identitetin.

“Po ndodhin shumë gjëra dhe nuk ka informacion se çfarë po ndodh, për asgjë. Po ndodh ajo që ka ndodhur në diktaturë, duke u dorëzuar, por sot kemi të drejtë të flasim për të mbrojtur kauzën e Teatrit. E kam mbështetur kauzën e Teatrit, nuk shoh kauzën e Teatrit nga kauza e Tiranës. Në qytet po bëhet një babazi e paparë, sepse Tirana është e të gjithë shqiptarëve, për shkak se është kryeqyteti ynë. Unë Tiranën e dua shumë, kur kam ardhur, kam ardhur deri te hyrja e Rrugës së Durrësit, nuk kalova tek sheshi Skënderbej sepse sheshi është bërë pa identitet. Për të mos humbur identitetin, duhet të reagojmë më fuqishëm, siç bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, për t’i thënë ‘Jo’ krimit”, përmbylli gazetarja Kepi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular