BallinaUncategorizedEMRAT/Kris arma mes kushërinjve në Fier, 66 vjeçari qëllon të riun

EMRAT/Kris arma mes kushërinjve në Fier, 66 vjeçari qëllon të riun

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas të Fierit është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit një 66-vjecar i cili kishte plagosur me armë një shtetas tjetër 37-vjeç pas një konflikti për motive të dobëta. Burimet thonë se shtetasi Haredin Nazëraj me të plagosurin shtetasin Klement Nazëraj ishin kushërinj të largët.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Njoftimi i Policisë
Fier
Plagosi me armë gjahu një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë, prangoset autori.

Sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj është autori.
Janë kushërinj të largët66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Klement Nazëraj,37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular