BallinaUncategorized“Është harbutëri”, Basha reagon për votimin e kreut të AMA-s: Nuk dëgjoi...

“Është harbutëri”, Basha reagon për votimin e kreut të AMA-s: Nuk dëgjoi thirrjet e BE dhe OSBE për…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për zgjedhjen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive në Parlament ditën e sotme.

Pavarësisht thirrjeve nga OSBE dhe BE për ta shtyrë votimin në shtator, Basha shkruan në rrjete sociale se kryeministri Rama zgjedh të bëjë të kundërtën.

Sipas tij, ky veprim nuk është forcë por harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve.

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë” – shkruan Basha në Twitter.

REAGIMET E BE DHE OSBE

Bashkimi Europian dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kanë reaguar për votimin e kreut të AMA-s. BE i bën thirrje parlamentit që ta shtyjë votimin për në shtator me fillimin e legjislacionit të ri.

Ndërsa OSBE thotë se në këtë proces është nevoja “për një organ të pavarur të rregullimit të medias”, “për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm“, thuhet në reagim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular