BallinaAktualitetFOTOT/Momente tensioni në KPK, trupa gjykuese shkarkon nga detyra prokurorin, Garda nxjerr...

FOTOT/Momente tensioni në KPK, trupa gjykuese shkarkon nga detyra prokurorin, Garda nxjerr jashtë avokatët e tij pasi…

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ku u mësua vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit Ervin Karanxha.

Vendimi i dhënë nga trupa e gjyqtarëve ka shkaktuar debate dhe avokatët e prokurorit janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.

Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko.

Ndërkohë që sot prokurori dhe avokatët e tij janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK.

Ervin Karanxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku ushtronte funksionin prej gati dy dekadash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular