BallinaAktualitet“Jam sëmurë”, Luigi Soreca shmang Veliajn dhe shkon në aktivitetin e PD

“Jam sëmurë”, Luigi Soreca shmang Veliajn dhe shkon në aktivitetin e PD

Për të justifikuar mungesën e Luixhi Sorekës në një event të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ambasadori i BE-së ishte i sëmurë. Deklarata e kryebashkiakut u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat, që ngritën pikëpyetje se çfarë sëmundje e kishte prekur ambasadorin që sapo ka kaluar covidin.

“Shumë te shkuara Luigit mikut tonë. Ai është i vetmi nga ambasadorët që mungon sot dhe me arsye. I vetmi që ka një arsye për të mos qenë”, ka thënë kryebashkiaku Erion Veliaj, në aktivitetin për “Tirana Youth Capital”.

Por disa orë më pas, Soreka është shfaqur në një takim tjetër me krerët e Partisë Demokratike dhe ambasadorë të tjerë. Nga fotot që ka shpërndarë PD, duket se ambasadori është shëndoshë e mirë, madje edhe ka qenë aktiv në takim, ndryshe nga sa i kishte thënë Veliajt se ishte i sëmurë dhe nuk mund t’i shkonte në takim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular