BallinaKronike“Shëtitësit e natës”/ Ishin kthyer në tmerrin e qytetit, bie në pranga...

“Shëtitësit e natës”/ Ishin kthyer në tmerrin e qytetit, bie në pranga hajduti 26-vjeçar, kurse shoku i tij…

Një operacion policor i koduar “Shëtitësit e natës” çoi në pranga një 26-vjeçar, ndërsa bashkëpunëtori i tij me të cilin kryente vjedhje, u shpall në kërkim.

Policia e Kavajës zbardhi dhe dokumentoi 10 vjedhje të ndodhura më parë në qytet, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas.

Sipas bluve, në pranga ra D. B., 26 vjeç, banues në Laç, ndërsa në kërkim u shpall E. D., 29 vjeç, banues në Rrëshen.

Dy të rinjtë, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 06.07.2021, në Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur makinën në pronësi të shtetasit S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë, Laç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 9 banesa, konkretisht:

Më datë 27.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.; më datë 22.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. Ç.;

më datë 22.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. K.;

më datë 17.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Sh.;

më datë 17.06.2021 kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. B.;

më datë 16.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. C.;

më datë 14.06.2021 kanë vjedhur në banesat e shtetasve V. H. dhe K. Ll;

më datë 03.07.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Z. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular