BallinaKryesoreU dhunua barbarisht nga kunata dhe vjehrri, 33-vjeçarja: Gjithçka nisi kur mësova...

U dhunua barbarisht nga kunata dhe vjehrri, 33-vjeçarja: Gjithçka nisi kur mësova se burri më tradhtonte, më ka rrahur në sy të 4 fëmijëve

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku një 33-vjeçare është dhunuar barbarisht nga kunata dhe vjehrri i saj. Dava Ndoj ka treguar se konfliktet me familjen e burrit kanë nisur më 16 janar të këtij viti, kur ajo ka kërkuar divorcin.

Që prej asaj kohe, kunatat dhe familjarët e burrit kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj saj. Si pasojë, Dava është pajisur me një urdhër mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Më 5 korrik, kunata së bashku me vjehrrin dhe fëmijët e kanë rrahur brutalisht, duke e goditur me sende të forta, me grushte dhe duke e kafshuar me dhëmbë.

Ditën e sotme 33-vjeçarja ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si ka nisur i gjithë konflikti me bashkëshortin dhe familjarët e tij. Dava rrëfen se gjithçka ka nisur kur ajo ka marrë vesh se burri i saj kishte një lidhje jashtëmartesore.

“Në fund të korrikut bëj 17 vite martesë, kam 4 fëmijë. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin, derisa mora vesh se ka një lidhje jashtëmartesore. Pasi i thashë, ai nuk e pranoi dhe nisi të më izolonte në banesë dhe më pas të më dhunonte. Nuk më lejonte që të ikja nga banesa, madje as të shkoja te shkolla te fëmijët. Nuk më linte të kujdesesha si më parë për fëmijët.  Pasi zbulova lidhjen e tij, ai ndryshoi. Kishte arsyet e veta, ndoshta se mos zbuloj ndonjë gjë më shumë. Nuk e di. Më thoshte se nuk do ikësh se jam unë i zoti i shtëpisë, e do bëhet ashtu siç them unë. Kujdesem vetë për fëmijët më thoshte”, tregon 33-vjeçarja.

Kjo e fundit shton se situata ka qenë mjaft e acaruar edhe në praninë e fëmijëve, por ajo është munduar që të ruante qetësinë.

“Bashkëshorti më  ofendonte rëndë. Më ka rrahur edhe në sy të fëmijëve, pleqve dhe të afërmve të tij që unë të dilja sa më e ofenduar në sytë e tjerre. Kemi jetuar unë me burrin dhe katër fëmijët deri më 16 janar. Ai kishte punën larg shtëpisë dhe vinte në fundjavë në shtëpi. Ka mbi 10 vite që jemi vetëm ne në shtëpinë tonë, që është në emrin e burrit.  Vijoj që të jetoj aty, por ma kanë bërë jetën shumë të vështirë. Pasi mbaroi shkolla, shkova te familja ime për 3 javë”, tregon Dava.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular