BallinaKryesoreAlbin Kurti i kërkon Mitsotakis-it që Greqia të njohë Kosovën, ja çfarë...

Albin Kurti i kërkon Mitsotakis-it që Greqia të njohë Kosovën, ja çfarë u diskutua mes dy kryeministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm këtë të enjte në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë ku kërkoi nga ky shtet që t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Gjatë takimit me homologun Kyriakos Mitsotakis kreu i qeverisë Kurti tha se Kosova dëshiron që të ndërtojë mbi lidhjet ekzistuese historike midis dy popujve dhe të ngritë raportet me Greqinë, si element i rëndësishëm për stabilitet afatgjatë rajonal.

“Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryeministri grek rikonfirmoi përkushtimin e shtetit helen në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi”, thuhet në njoftim.​

Gjatë kohëve të fundit ka pasur sinjale që sugjerojnë se Athina zyrtare mund ta njohë shtetin e Kosovës. Ministri i Jashtëm grek Dendias vizitoi Kosovën në 4 qershor dhe bëri me dije se do ketë një tjetër vizitë pas disa muajsh, që do të shërbejnë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai ka deklaruar se Greqia do të mbështesë në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tha se është në kontakt me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular