BallinaKryesoreNjohin pavarësinë e Kosovës 6 deputetë të Kuvendit të Serbisë, kryeministri Kurti...

Njohin pavarësinë e Kosovës 6 deputetë të Kuvendit të Serbisë, kryeministri Kurti i pret në takim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim 6 deputetë të kuvendit serb, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.

“Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Z. Sylejman Ugljanin, kryetar i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, z.Shaip Kamberi, shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, deputetët z.Enis Imamoviç, znj.Nadije Beqiri, z.Mirsad Hodzhiç, z.Argjend Bajrami, z.Selma Kuçeviç, ia shprehën gjithë përkrahjen e tyre Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që patën sot në zyrën e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në fjalën e tij para deputetëve serb, Kurti citohet të ketë thënë se Serbia duhet të distancohet nga politika e kaluar e Slobodan Millosheviçit.

“Ai ritheksoi se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e përgjakshme dhe politika e Sllobodan Milosheviçit. Pa u distancuar dhe pa e bërë Serbia një introspeksion për të kaluarën e saj, nuk mund të ecet drejt të ardhmes dhe normalizimit të raporteve me Kosovën”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular