BallinaKronikeLëvizja e mjeteve të rënda gjatë sezonit turistik, gjobiten 56 drejtues kamionësh....

Lëvizja e mjeteve të rënda gjatë sezonit turistik, gjobiten 56 drejtues kamionësh. Ja sa u ndëshkua secili

Mbrëmjen e sotme janë gjobitur 56 shoferë të mjeteve të rënda të cilët udhëtonin në kundërshtim me masat e vendosura nga policia rrugore për ndalimin e tyre përgjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit njofton se ata u ndëshkuan me masë administrative 3000 lekë secili prej shoferëve në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier e Vlorë.

Këto janë masa shtesë të marra nga qeveria përgjatë sezonit turistik për të kufizuar lëvizjen e mjeteve të rënda të mallrave.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet permanente nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Brendshëm, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat vendore të Policisë janë planifikuar dhe janë marrë masat shtesë gjatë sezonit turistik edhe përkufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe festave zyrtare.

Për këtë, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021 deri në 15 shtator 2021.

Në vlerësim edhe të shqetësimeve që vijnë nga qytetarët, Policia Rrugore po ushtron kontrolle për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik.

Si rezultat i kontrolleve, mbrëmjen e sotme janë ndëshkuar me masë adiminstrative nga Policia Rrugore e DVP Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier e Vlorë, drejtuesit e 56 kamionëve, me masë administrative 3000 lekë secili.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular