BallinaKronikePse ma gërvishte makinën? Dy turistët në Orikum përleshen me sende të...

Pse ma gërvishte makinën? Dy turistët në Orikum përleshen me sende të forta, përfundojnë në spital

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës, mes dy pushuesve.

Shkak është bërë gërvishtja e makinës. Mësohet se dy pushuesit, pasi kanë debatuar me fjalë janë përplasur me sende të forta, aq sa kanë bërë për spital njëri-tjetrin.

Raportohet se dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular