BallinaAktualitetStudimi i fundit i Oksfordit/ Kush kalon Covid ka imunitet deri në...

Studimi i fundit i Oksfordit/ Kush kalon Covid ka imunitet deri në…

spot_img
spot_img

“Zëri besë natyrës, ajo e di më mirë”. Kështu e nis një postim në Facebok mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti që ka publikuar të dhënat e një studimi të fundit për imunitetin tek ata persona që e kanë kaluar covid.

“Ditët prej hyrjes së SARS-CoV-2 në popullatë kalojnë dhe shtohen evidencat mbi kohën e gjatë të imunitetit natyror kundër këtij virusi. Këtë herë janë studiuesit elitarë të Universitetit të Oksfordit (UK) që më datë 5 Korrik 2021 postuan përllogaritjet e tyre për kohëzgjatjen e antitrupave kundër SARS-CoV-2.

Kujtoj që imuniteti natyror nuk është i kufizuar vetëm në antitrupat neutralizues në qarkullim, por duke qenë e lehtë matja sasiore e tyre, shumica e studimeve bazohen pikërisht mbi to.

Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë.

Niveli 6 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër formës së rëndë të sëmundjes, zgjat: 1.140 ditë (interval 781 – 1.966) te femrat, dhe 819 ditë (interval 605 – 1.158) te meshkujt.

 

Niveli 28 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër ri-infektimit, zgjat: 673 ditë (interval 418 – 1.196) te femrat, dhe 495 ditë (interval 330 – 737) te meshkujt.

Me kalimin e kohës, edhe literatura po mbështet kohën e gjatë të mbrojtjes natyrore. Nëse mbani mend, pak muaj më parë deklarohej mbrojtje vetëm pak-mujore, e tani flitet për nivel pak-vjetore. Kjo kohë do të jetë edhe më e gjatë, pasi siç shprehen edhe autorët: Përgjigjet e tjera imunitare mund të zgjasin periudha të ndryshme kohore.

Gjithashtu përgjigjet e kujtesës mund të nënkuptojnë se mbrojtja zgjat shumë më gjatë se sa periudha e niveleve të matshme të antitrupave. Ne hipotezuam se nivelet e antitrupave bien në mënyrë eksponenciale (varianti më negativ i mundshëm), por nëse niveli i rënies ngadalësohet me kalimin e kohës, nivelet e antitrupave mund të zgjasin më shumë.

Autorët dalin në përfundimin se: Përllogaritëm se nivelet e antitrupave të asociuar me mbrojtjen kundër reinfektimit ka gjasa të zgjasin 1.5-2 vite mesatarisht. Nivelet e antitrupave të asociuar me mbrojtjen kundër infeksionit të rëndë ka gjasa të zgjasin disa vite” – shkruan mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular