BallinaKronikeEMRAT/Kultivonin bimë narkotike, arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit, djali dhe vëllai...

EMRAT/Kultivonin bimë narkotike, arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit, djali dhe vëllai i tij. Ja detajet

Gjatë operacionit policor të koduar “Kepi” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Masllam Marku, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis.

Po ashtu u prangosën edhe djali dhe vëllai i kryeplakut, që dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për Elvis Markus 24 vjeç, dhe Urim Markun 38 vjeç, person (me precedent penal).

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje në lirë inspektori i pyjeve, shtetasi Ilmi Peposhi, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i plotë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kepi”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës . Vihen në pranga kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis, djali dhe vëllai i tij,  si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohet në gjendje të lirë inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan me  sukses operacionin policor të koduar “Kepi”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit, M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis,  E. M, 24 vjeç, dhe  U. M., 38 vjeç ( person me precedent penal), banues në Gurë-Kalis, Kukës.

Në vendin e quajtur “Kepi i kishës”, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin  kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjesuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve, shtetasi I. P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular