BallinaKronikeEMRI/Do martohej në gusht, kjo është vajza nga Velipoja që ndërroi jetë...

EMRI/Do martohej në gusht, kjo është vajza nga Velipoja që ndërroi jetë në Itali

spot_img
spot_img

Një javë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi u plagosën katër anëtarët e familjes Gjoka, një prej tyre ka ndërruar jetë në vendin fqinj Itali, si pasojë e plagëve të rënda.

Ka ndërruar jetë vajza 19 vjeçe e familjes, Daniela Gjoka, kurse vazhdojnë të luftojnë për jetën nëna, motra dhe vëllai i saj. Daniela do të martohej këtë gusht, mirëpo tragjedia ka bërë që çdo gjë të ndërpritet në mes për të renë.

Alketa Gjoka së bashku me tre fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjithë mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 5-litërshe në hotelin në pronësi të familjes Gjoka në zonën e Velipojës, kur Alketa kishte tentuar të bënte kafen e mëngjesit, ndërsa fëmijët e saj ndodheshin ende në gjumë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se bombolat e gazit 5 litërshe,  nëse lihen shumë kohë pa u përdorur, kthehen në një minë me sahat për përdoruesit. Ata kanë rrezik shumë të lartë, edhe për shkak të mungesës së kolaudimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular