BallinaAktualitetTemperatura deri në 39 gradë dhe shtrëngata shiu. Parashkimi i motit deri...

Temperatura deri në 39 gradë dhe shtrëngata shiu. Parashkimi i motit deri te premten

Java që vjen pritet të jetë me temperatura të larta, por që në zona të caktuara nuk do mungojnë as shtrëngatat e shiut.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e Hënë, moti parashikohet fillimisht i kthjellët,por nga orët e mesditës në ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash. Në zonën e veriut dhe qendrës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokalisht në formë shtrëngatash

Në relievet malore në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër.

Dita e Martë parashikohet të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, por përsëri nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në relievet malore shoqëruar me shtrëngata apo shi të dobët afatshkurtër.

Më pas për tre ditët e mbetura të javës (Mërkurë, Enjte, Premte) vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Mot i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura relativisht të larta (shiko informacionin bashkëlidhur)./Gazeta SHQIP

Mot i "çmendur"/ Temperatura deri në 39 gradë dhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular