BallinaEkonomiArben Malaj: Vjedhjet me tenderat dhe PPP-të nuk janë korrupsion i disa...

Arben Malaj: Vjedhjet me tenderat dhe PPP-të nuk janë korrupsion i disa nëpunësve, por kapje e shtetit

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, përmes një komenti në rrjetet sociale thotë se vjedhjet me tenderat publike dhe PPP-të nuk janë thjeshtë korrupsion i disa nëpunësve, por kapje e shtetit.

Malaj thekson se asnjë nëpunës i sistemit të menaxhimit të buxhetit nuk e ka as guximin dhe as mundësinë të bëjë ndere personale korruptive në tendera disa dhjetëra miliardë lekë, miliona dollarë apo euro.

Ka vite që punonjës në sistemin e zbatimit të buxhetit, tenderave dhe 4P-ve kanë reaguar kundër presioneve nga lart, por disa prej tyre janë nënshtruar”, shkruan ish-ministri në komentin e tij.

Komenti i plotë

Mirëdita, vjedhjet me tenderat publike dhe PPPP-të nuk janë thjeshtë korrupsion i disa nëpunësve por kapje e shtetit. IPPM është themeluar dhe funksionon me angazhimin thellesisht profesional per përmirësimin e hartimit dhe implementimit te politikave publike dhe të ndërgjegjësojë e kontribuojë për rritjen e përfitimeve te shqiptareve nga mirëqeverisja e vendit.

Keq-shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, donatorëve dhe i borxheve të rritura nga tenderat publike dhe 4P-të (Parneritetet Publike Private Preferenciale) korruptive vërteton keq-qeverisjen e cila është bërë shumë e rëndë për taksapaguesit për shkak të babëzisë (çmimet marramendëse të blerjeve me tendera publik apo të PPPP-ve); për shkak të arrogancës pasi çdo shqetësim dhe paralajmërim për këto vjedhje dhe keq-shpërdorim të taksave eshte injoruar apo fshehur nga strukturat ligjore pergjegjese qe nga njesia anti korrrupsion e kryeministrit, krye audituesi i brendshem i Ministrise se Financave dhe gjithe sistemi i audtiuesve te brendshem si njesi te pa varura.

Nepunesit zbatues jane barrikada e pare e perballjes me tentakulat e kapjes se shtetit; (b) sepse përfitimet abuzive shkojnë tek disa oligarkë të cilët kanë kapur politikanët që duan me mandatet politike të bëjnë biznes për fitime kriminale dhe disa oligarkë që me bizneset e tyre të favorizuara nga kapja e shtetit bëjnë politikë të mirëfilltë për të rritur fitimet e tyre duke kriminalizuar politikën.

Lidhur me hetimet deri në uniformat por jo vetëm për të, duke i lënë të drejtën të hetojë dhe shpallë fajtorët vetëm gjykata dhe jo rrjetet sociale, si bashkethemelues i IPPM-se mund te kontribuojh ne luften kudner kapjeses se shtetit, duke ndare me ju disa analiza dhe fakte prove-sjellese :

  1. Vjedhja nga këto tendera nuk është korrupsion i disa punonjësve të administratës – por kapje shteti
  2. Asnjë nëpunës i sistemit të menaxhimit të buxhetit nuk e ka as guximin dhe as mundësinë të bëjë ndere personale korruptive në tendera disa dhjetra miliarde leke, miliona dollarë apo euro;
  3. Niveli politik me ligj është përjashtuar nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në proçeset buxhetore – Ligji 9336 njeh si nivelin më të lartë sekretarin e përgjithshëm te Minsitrise se Finances;
  4. Nëpunësit zbatues të buxhetit por edhe të proçedudave tenderuese apo përzgjedhëse për fituesit e tenderave dhe të 4P-ve kanë mbështetje ligjore të mos shkelin ligjin (neni ….).
  5. Në rastet kur vërtetohet se ata kanë shkelur ligjin pavarësisht nga rrethanat korruptuese apo presionet e politikanëve – kjo nuk i bën ligjërisht jo fajtorë.
  6. Ka vite që punonjës në sistemin e zbatimit të buxhetit, tenderave dhe 4P-ve kanë reaguar kundër presioneve nga lart, por disa prej tyre janë nënshtruar. Por ata nuk janë nënshtruar menjëherë dhe as lehtësisht. Pra ata e kanë ndarë shqetësimin me kolegët dhe familjarët e tyre.
  7. Shumë prej atyre që do të kalojnë në proçese të thelluara hetimore nga SPAK për vjedhjet marramandëse – do të kenë oferta për të joshëse apo mesazhe kërcënuese për të mos folur, për të mos treguar urdhëruesit dhe perfituesit politike nga keto abuzimeve. Joshja apo kërcënimi për të mos folur janë parime themelore organizative të organizatave mafioze.
  8. Lufta kundër mafias në pushtet jo vetem ne Itali ka qenë e suksesshme nëpërmjet të penduarve. Nëse këtë nuk e bëjnë punonjësit e arrestuar – duhet ta bëjnë kolegët dhe familjarët e tyre. Vetëm kështu mund të dënohen fajtorët e vërtetë dhe nëpunësit që kanë toleruar vjedhjen e fondeve, taksave dhe të ardhmes së shqiptarëve.
  9. Pengimi apo mos-funksionimi në nivel ministrie, bashkie dhe çdo insitucioni buxhetor dhe kompani publike – minimalisht është shpërdorim detyre me (pa) vetëdije – ose këto struktura kanë shërbyer si mekanizmi i fshehjes së vjedhjeve dhe shpërdorimeve dhe instrumenta kercenues per drejtimin nepermjet korruptimit, kompromentimit te gjithe hallkave te keq qeverisjes.
  10. Efekti parandalues i vjedhjeve dhe keq-shpërdorimeve kërkon angazhim pro aktiv të sistemit të auditimit dhe efiçencë maksimale të strukturave të kontrollit. Përse ka munguar ky angazhim i detyrueshëm ligjore i ketyre strkturave ku harxhohen miliona leke te takspaaguesve jo vetem shqiptare?? Kjo kërkon një studim të thelluar dhe në bazë të gjetjeve edhe hetim nga SPAK;
  11. Pa pastruar rrënjët e babëzisë, arrogancës dhe kapjes së shtetit, pa nxjerrë përgjegjësitë profesionale dhe ligjore të çdo individi dhe hallke ligjërisht përgjegjëse i çdo nëpunësi nga niveli zbatues deri tek niveli më i lartë i administratës publike dhe tek niveli korruptiv i individëve me pushtet absolut abuzues në nivel politike – eshte :mjekuar” ne siperfaqe plaga por poshtë “jodit” metastazat e kapjes se shtetit jane rritur jane bere kercenuese për demokracinë, sigurine -dhe mirëqënien.

Koha për ndryshimin e madh në kulturën qeverisëse dhe në luftën kundër të korruptuarve dhe të kapurve nga oligarkët në çdo nivel dhe cdo rast ku abuzimet janë të qarta.

Me poshte gjeni referencat e Ligji nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”

Perkufizimet 35. “Kontroll i brendshëm financiar publik” është tërësia e sistemit menaxherial, financiar dhe të kontrolleve të tjera, përfshirë strukturën administrative, metodat, procedurat, si dhe auditimin e brendshëm, të ngritur për realizimin e objektivave të drejtimit, me parim transparencën, ligjshmërinë, përdorimin me ekonomi, efiçencën dhe efektivitetin.

  1. “Auditim i brendshëm” është një veprimtari e pavarur, brenda njësisë së qeverisjes së përgjithshme, që siguron, në mënyrë të arsyeshme, nëpunësit autorizues për përdorimin efektiv të fondeve dhe përmirësimin e ushtrimit të funksioneve të këtyre njësive.
  2. “Nëpunës i parë autorizues” është nëpunësi i nivelit më të lartë sipas ligjit për shërbimin civil në ministrinë përgjegjëse për financat, përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të Buxhetit të Shtetit.
  1. “Nëpunës autorizues” është nëpunësi i nivelit më të lartë i njësive të qeverisjes së përgjithshme, përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të tyre, që përgjigjet përpara nëpunësit të parë autorizues.
  1. “Nëpunës autorizues i nivelit të dytë” është nëpunësi i administratës publike në secilën nga njësitë vartëse të njësisë së qeverisjes së përgjithshme, përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të tyre, që përgjigjet përpara nëpunësit autorizues.
  1. “Nëpunës zbatues” është punonjësi i administratës publike në njësinë e qeverisjes së përgjithshme, përgjegjës për zbatimin e rregullave të menaxhimit financiar, mbajtjen e llogarive dhe për përgatitjen e pasqyrave financiare, që përgjigjet përpara nëpunësit autorizues të nivelit përkatës.

Neni 18

Nëpunësi i parë autorizues Sekretari i përgjithshëm i ministrisë përgjegjëse për financat është nëpunësi i parë autorizues për buxhetin e njësive të qeverisjes qendrore, për fondet speciale të qeverisjes qendrore dhe transfertat e njësive të qeverisjes vendore.

Nëpunësi i parë autorizues përgjigjet te Ministri i Financave për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe kontrollin e brendshëm financiar publik, sipas këtij ligji, ligjit të buxhetit vjetor dhe akteve nënligjore.

Nëpunësi i parë autorizues paraqet në komisionin përkatës parlamentar raporte periodike, pasqyra financiare dhe raportin vjetor për zbatimin e buxhetit në Republikën e Shqipërisë. Me kërkesë të komisionit raporton gjatë vitit edhe për çështje të tjera, që kanë lidhje me zbatimin e buxhetit dhe kontrollin e brendshëm financiar publik.

Neni 21 -Dokumentimi dhe raportimi i urdhrave, në kundërshtim me dispozitat

Urdhri gojor ose i shkruar i titullarit apo i të autorizuarit prej tij, të një njësie të qeverisjes së përgjithshme, që rregullon menaxhimin operacional, i nxjerrë në kundërshtim me dispozitat për menaxhimin financiar, drejtuar nëpunësve autorizues ose zbatues, kundërshtohet me shkrim nga këta të fundit te lëshuesit e urdhrit apo titullarët, sipas varësisë.

Kundërshtimi është në formën e një raporti me shkrim, i cili përmban:

  1. a) shpjegime për bazën ligjore për kundërshtimin e urdhrit;
  2. b) kërkesë për anulimin ose konfirmimin e tij.

Në rastet kur urdhri nuk anulohet por konfirmohet me shkrim, nëpunësi autorizues procedon me zbatimin e urdhrit dhe një kopje të raportit të kundërshtimit e dërgon te nëpunësi i parë autorizues, i cili vë në dijeni Ministrin e Financave.

Me konfirmimin me shkrim të urdhrit, në rastin e komunikimeve ndërmjet Ministrit të Financave dhe nëpunësit të parë autorizues, një kopje e raportit dërgohet në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Rregullat e përshkruara në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni zbatohen edhe për marrëdhëniet ndërmjet niveleve të ndryshme të nëpunësve autorizues dhe nëpunësve zbatues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular