BallinaAktualitetEMRI/Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

EMRI/Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Vllaznia dhe sporti shqiptar mori një lajm të dhimbshëm mëngjesin e ditës së sotme, teksa ka ndërruar jetë një nga figurat e shquara të klubit shkodran ndër vite.

Ish-futbollisti Aziz Gruda është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Gruda ishte pjesë e Vllaznisë në vitet ’90 dhe në sezonin 1991-1992, u shpall kampion me klubin shkodran.

“Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë, Aziz Gruda. Lojtari që ka kontribuar për disa vite me radhë në sukseset e skuadrës tonë, duke e shpallur edhe kampione atë në sezonin 1991-92, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ai nuk ka mundur dot t’i rezistojë asaj duke i dhënë lamtumirën familjes së tij, por edhe të gjithë njerëzve të njohur në një moshë të re. Kjo padyshim që është një humbje e madhe edhe për KF Vllaznia, që i gjendet pranë familjarëve dhe të afërme të tij në këtë moment të vështirë. I përjetshëm qoftë kujtimi yt Aziz Gruda!”, thuhet në postimin e Vllaznisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular