BallinaKronikeZbardhet skema/ Pronë në bregdet me letra false, pranga juristit të Kadastrës....

Zbardhet skema/ Pronë në bregdet me letra false, pranga juristit të Kadastrës. Si përdori zyrtari “Photoshop”-in për regjistrimin e 2000 metrave

LEONIDHA MUSAJ/ Një jurist pranë Kadastrës së Durrësit, i cili kishte falsifikuar dokumentet për të pajisur me pasuri të paluajtshme një biznesmen, ka përfunduar në pranga.

Policia bëri me dije se është arrestuar Mikel Zaho, 43 vjeç, me detyrë jurist pranë  Kadastrës Shtetërore në Durrës, Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier dhe Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës. Gjithashtu, u la në “Arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç. Burime nga Policia thanë se të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e  Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshati Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës. Juristi i Kadastrës ishte arrestuar edhe më herët dhe  akuzohej për të njëjtat vepra penale dy vite më parë për një sipërfaqe toke të madhe në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit, por u la i lirë për  mungesë provash dhe u rikthye sërish në vendin e tij të punës.

SKEMA

Prokuroria e Durrësit ka pasur dyshime për falsifikim të dokumenteve për legalizimin e një prone pasi nuk korrespondonte vendndodhja e godinës. Iliaz Fisheku, Giraoin Aliko dhe Rakip Haxhiu kishin kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë truall dhe mbi të 550 m2 ndërtesë, në zonën bregdetare pranë  fshatit Vrinjë, të Njësisë Administrative Rrashbull, në Durrës. Por, realisht toka e legalizuar me ndihmën edhe të juristit të Kadastrës ndodhet ngjitur me urën e Plepave në Durrës. Për të realizuar falsifikimin, është përdorur “Photoshop” për lejen e legalizimit për objektin me një  sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2 . Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu.

PROKURORIA

Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila i ndjek hetimet nëpërmjet prokurorit Madrid Kullolli, personi i interesuar për përfitimin e kësaj pasurie është shtetasi Iljas Fisheku, i cili pretendon  se ka paguar parat për legalizimin dhe blerjen e truallit  prej 2000m2  nëpërmjet shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu në shumën  13.500.000 lekë, shumë e cila asnjëherë nuk është derdhur për llogari të ALUIZN-it. Në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës është regjistruar pasuria me nr.53/126, në zonën kadastrale nr.8518, me numër reference 0037621, me indeks harte DR- RS16,17, me vol. 134, faqe 23, ne emër të shtetasit Erion Aliko dhe Rakip Haxhi, me dokumente të falsifikuara.

Kjo pasuri është regjistruar në bazë të lejes së legalizimit me nr.220620 datë  25.07.2016 në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip  Haxhiu dhe dokumentacioni për regjistrimin e kësaj pasurie gjendej i fotokopjuar (pra, në versionin fotokopje) dhe jo në origjinal në arshivën e Drejtorisë Vendore  të Agjencisë Shtetërore të  Kadastrës në Durrës(ish- ZVRPP). Nga të dhënat në sistemin e lejeve të legalizimit praktika e cila mban nr. 220620, datë 25.07.2016, i përket subjektit Julian Qemal Keta me funksion social ekonomik 1 kat, në fshatin Vrrinë, me sipërfaqe ndërtimore 208.86 m2 dhe ndërtim 119.6 m2  dhe jo shtetasve Erion Aliko e Rakip Haxhiu.

Nga kërkimi në arkivat përkatëse rezultoi se leja e legalizimit në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu nuk ndodhen në origjinal në asnjë nga arkivat, ndërsa leja e legalizimit në emër të shtetasit Julian Keta ndodhet në dosje origjinale  në arkivin e ALUIZNI-t, Durrës. Nga verifikimet paraprake të VKM-së nr. 359 datë  04.05.2021 e printuar nga www.qbz.al me numrin rendor  15, rezulton se është përfituesi Elbert Klement Balliu dhe jo Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu. E gjithë praktika me anë të cilës është përfituar pasuria me nr. 53/126 vol 134 fq. 23 e llojit truall me sipërfaqe 2000m2, nga kjo ndërtesë 400+150 m2. Me indeks harte DR-R5-16,17, në emër të shtetasve Erion Perparim Aliko dhe Rakip Haxhiu nga pikëpamja e parë rezulton se është e punuar  nëpërmjet programit të “Fotoshop”-it dhe nuk është  praktikë origjinale dhe as nuk ndodhet në origjinal. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular