BallinaKryesoreÇ'po ndodh tek Rilindja? Deputeti i PS: Në Fier, financat dhe institucionet...

Ç’po ndodh tek Rilindja? Deputeti i PS: Në Fier, financat dhe institucionet janë në duart e krimit

Petro Koçi, eksponent i lartë i Partisë Socialiste, ish-zëvendës minstër i Mbrojtjes i zgjedhur së fundmi deputet, ka lëshuar ditën e sotme një thirrje “të çuditshme” për SPAK.
Koçi kërkon nga Prokuroria e Posaçme që të hedhë sytë nga Fieri, pasi aty trafikantë të drogës në bashkëpunim me titullarë institucionesh po fitojnë tendera publik dhe kanë mare në duar institucionet.

Petro Koçi e thotë hapur se duar e krimit janë shtrirë mbi financat publike dhe gjithçka tjetër. Situata që paraqet ai për Fierin, përngjason me ato qytete meksikane ku kartelet e drogës kanë pushtetin e plotë dhe kontrollojnë zyrtarët, financat dhe çdo gjë tjetër

Prej kohësh brenda radhëve të PS-së ka nisur një luftë klanesh dhe kjo si duket ka dalë “mbi tokë” në bashkinë e Fierit, e cila drejtohet prej disa mandatesh nga Armando Subashi, mbi të cilin duket se rëndojnë “larg e larg”, akuzat e Petro Koçit

Nga ana tjetër ky denoncim i fortë, ka shumë pak gjasa të jetë bërë pa viston e Edi Ramës i cili si duket ka informacion se SPAK do të godasë edhe në institucionet vendore të Fierit

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi, po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit, kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.
Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier, ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës, tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.
Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet, si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit, duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.
Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë ti nënshtrohet botës së krimit të organizuar”,
 shkruan në denoncimin e tij Petro Koçi.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular