BallinaKryesoreRrëfimi prekës/ Vajza e Jakup Krasniqit takon të atin në burgun e...

Rrëfimi prekës/ Vajza e Jakup Krasniqit takon të atin në burgun e Hagës

Gjykata Speciale ka filluar me lejimin e vizitave për familjarët e ish-krerëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë ende në ambientet e paraburgimit. I pari që ka takuar familjen e tij ishte Jakup Krasniqi

Gresa Krasniqi, e bija e ish-kryeparlamentarit, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë momente nga takimi duke e cilësuar të atin si një hero.

“Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua. Sot në prehrin tënd mu qetësua shpirti babi. Harruam gjithçka. Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerëzit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.

E kisha ëndrru këtë moment herë në gjumë e herë me sy qel. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do t’i thoja, para teje u bëra e heshtur. Sa na kishe munguar! Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herëve tjera, megjithëse përballeshe me të tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herëve tjera, mjekra e bardhë që ti numëron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashëm.

Ti nuk kthehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish të burgosur, që tregonin historitë e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gëzoi. Sa na kishe munguar. E di, ti edhe njëherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-së. Por, na duhesh edhe neve. Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi. U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon. Të duam,”– ka shkruar ajo në Instagram.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular