BallinaBotaRreth 1200 ekspertë deklarojnë: Heqja e masave anti Covid në Angli është...

Rreth 1200 ekspertë deklarojnë: Heqja e masave anti Covid në Angli është kërcënim për botën

Plani i Boris Johnson për të hequr të gjitha kufizimet pandemike në Angli të hënën është konsideruar  nga 1200 ekspertë si kërcënim për botën dhe sipas tyre siguron terren për shfaqjen e varianteve rezistente ndaj vaksinave.

Pozicioni i Britanisë si një qendër transporti global nënkupton se çdo variant i ri do të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Këshilltarët qeveritarë në Zelandën e Re, Izrael dhe Itali ishin ata që ngritën alarmin për heqjen e kufizimeve, ndërsa më shumë se 1,200 shkencëtarë mbështetën një letër në revistën Lancet që paralajmëronte se strategjia mund të lejonte zhvillimin e varianteve rezistente ndaj vaksinës.

Një këshilltar i qeverisë së Zelandës së Re i tha samitit se ai dhe kolegët e tij ishin të surprizuar për hapat e ndërmarrë në Angli, shkruan The Guardian.

“Në Zelandën e Re gjithmonë kemi kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar kur bëhet fjalë për ekspertizë shkencore, ndaj vendimi është kaq i jashtëzakonshëm sa nuk po ndjek as parimet themelore të shëndetit publik,” tha Michael Baker, profesor i shëndetit publik në Universitetin të Otagos dhe një anëtar i grupit këshillues teknik të ministrisë së shëndetësisë të Zelandës së Re për Covid-19.

Prof. José Martin-Moreno i Universitetit të Valencias, një këshilltar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjithashtu ka thënë: “Nuk mund ta kuptojmë pse po ndodh kjo megjithë njohuritë shkencore që keni”.

Të tjerët paralajmëruan se vendimi i qeverisë britanike do të imitohej edhe nga autoritetet diku tjetër.

“Ajo që kam frikë është se disa nga vendet do të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar,” tha Dr Ëilliam Haseltine, një ish-studiues i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe një studiues i AIDS që kryeson Access Health International, një Neë York -tinktink.

Shqetësimet e shprehura në vendet e tjera vijnë pasi Prof. Chris Ëhitty, zyrtari kryesor mjekësor për Anglinë, paralajmëroi se numri i njerëzve në spital me Covid-19 mund të arrijë nivele ” të frikshme” brenda javësh, pasi rastet u rritën për shkak të variantit ngjitës Delta dhe heqjes së kufizimeve.

Shifrat e të infektuarve me Covid në MB janë në nivelin më të lartë në gjashtë muaj sipas shifrave të qeverisë dhe numri i njerëzve në spital dhe që vdesin me Covid janë në nivelin e tyre më të lartë që nga marsi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular