BallinaKronikeArrestimi i shoqëruesve të Tahirit, SPAK filter pasurisë së prokurorit dhe drejtuesit...

Arrestimi i shoqëruesve të Tahirit, SPAK filter pasurisë së prokurorit dhe drejtuesit të lartë të policisë

Hetuesit po verifikojnë pasuritë e 24 personave, përfshirë edhe dy ish-truprojat e Saimir Tahirit. Prokuroria ka dyshime se pasuritë janë krijuar nga shitja e lëndëve narkotike. Pas operacionit “shpirti” të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë që çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, prokuroria e posaçme po kryen edhe hetim pasuror për personat e përfshirë.

Sipas Abc News, hetuesit e SPAK, po kryejnë verifikime për 26 personat e arrestuar përfshirë edhe 2 shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri që janë ende në kërkim. Prokuroria është në fazën përfundimtare të hetimeve sa i takon përfshirjes së aktivitetit të tyre kriminal, ndërsa po kryen veprime të tjera për identifikimin e pasurive dhe vlerësimin nëse janë krijuar përmes burimeve të ligjshme. Nga verifikimet ka rezultuar se janë një sërë pasurish në emër të këtyre personave dhe familjarëve të tyre.

Për këtë, prokurorët e SPAK kanë kërkuar informacion në zyrën e pasurive të paluajtshme, bankat e nivelit të dytë për të bërë të mundur identifikimin e të gjitha pasurive. Hetimet kanë nisur prej më shumë se dy vitesh, dhe gjatë kësaj faze janë vënë nën sekuestro disa pasuri me dyshimin se janë krijuar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Prokuroria ka dyshime se, trafikantët kanë investuar paratë e fituara nga shitja e lëndëve narkotike, kryesisht në ndërtim, por edhe në  hotele e resorte turistike.

Vetëm nga operacionit i fundit i koduar me emrin “shpirti”, u vendosën nën sekuestro 12 pasuri të paluajtshme, përfshi apartamente, bare e restorante vlera e të cilave përllogaritet në disa milionë euro. Verifikimit të pasurisë duket se nuk do i shpëtojnë as prokurori i Vlorës Maksim Sota, drejtuesi i Policisë Ilirjan Balla dhe dy zyrtarëve të tjerë të akuzuar se kanë lehtësuar aktivitetin kriminal të këtij grupi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular