BallinaKryesoreGrida Duma: Ta bëjmë Partinë Demokratike sërish të madhe dhe të fortë

Grida Duma: Ta bëjmë Partinë Demokratike sërish të madhe dhe të fortë

Nga Grida Duma

Cila është fjala, apo fjalët e duhura që e bëjnë të denjë mbajtjen e një fjale sot, këtu e para jush?

Sot, këtu para jush, para demokratëve që më shumë se të gjithë janë sakrifikuar në tetë vite, që dhanë e dhanë e u përballën e po përballen me çdo mjet e sakrificë;

Kam pyetje me veten cila është fjala e duhur që ju drejtohet juve, që do t’ju jape sadopak arsye dhe qëllim për të treguar që ne jemi të gatshëm dhe të padorëzuar për vazhduar e për të prirë prapë e prapë në beteja.

E them këtë se nuk i harroj dot, asnjë sakrificë, nga ditët e burgut për protestat, tek gjobat e kërcënimet vetëm se jeni demokratë.

As mundem edhe as dua të harroj vështrimet, trishtimet sytë e lodhur e të fikur të komisionerëve e numëruesve demokratë, natën e 25 prillit dhe mëngjesin tjetër ndërsa nuk po e preknin dot rezultatin që I takonte.

Cila ishte fjala e duhur në ato çaste?!

Pyetja mbetet, e shumë më tepër pyetje kemi sot; si do vijojmë; çfarë vendimesh e strategjish do ndjekim, si do ta gjejmë shtegun e arritjes; si do t’jua kthejmë kontributin demokratëve; si …si.?!

Këto kërkojnë përgjigje, të cilat nuk gjenden nëse nuk shtrojmë më tej përtej këtyre, pyetjet e tjera të duhura e mos mbetemi këtu.

Pa dyshim ne e dime të gjithë të vërtetën, ne e dime që mjetet e të keqes u bënë bashkë, krimi u bë bashkë, vjedhja, kërcënimi.

Po po i dime këto; problem sotëm është që të gjitha këto që u bënë bashkë po mbajnë fatet e njerëzve në dorë.

Fatet e shqiptarëve dhe të demokratëve.

E pyetjet pasojnë, m’i bënë dhe bëjnë demokratët e revoltuar pas 25 Prillit:

–        “….po mire dreqi ta hajë nuk I paskemi dhe ne dy kriminelë që t’ia marrim atyre pushtetin…”

–        “….po mirë dreqi ta hajë vetëm ne do të sakrifikojmë të mbajmë “peshën e kryqit” dhe ata të grabisin pushtetin, po për ne kush mendon?!”..

“Dreqi ta hajë”,  po po tamam dreqi ta hajë!

“Dreqi ta hajë”, ne kemi një problem të madh me atë që quajmë “fitore” sot.

Fati i errët i këtijvendi sot jo vetëm po varfëron, por një fitore që prodhon një pushtet dhe qeverisje si kjo po çon që t’I trashëgojmë edhe të rinjve një Shqipëri më të degraduar se në vitet ‘90.

Një Shqipëri pa asnjë ideal, pa asnjë besim, një Shqipëri që ngryset dhe gdhihet duke numëruar se si“ai merr këtë apo atë pavarësisht se është një hiç është një kriminel është një hajdut është një i paaftë e s’ke çfarë i bën..

Por nuk ky është suksesi në këtë vend.

Dreqi ta marrë, thashë me vete, si t’i kthej përgjigje,“ a i kemi apo jo dy kriminelë” se, nëse i themi kemi, jam duke u bërë pjesë e shkatërrimit në se i them, nuk i kemi, mund të mendojnë që s’kemi forcë se s’paskemi “të fortët”

Sot që e rimendoj dhe 1000 herë të tjera do i përgjigjesha njësoj, të fortët janë dobesia e politikës, janë turpi i politikës, asnjë politikan I forte që frymëzon, që shërben që ekziston si I tillë nuk do ti pranonte por do matej dhe matet me sa I lufton

Të nderuar demokratë një kuvend mëparë e hapa fjalën para jush duke cituar Kadarenë që e përshkruante PartinëDemokratike si“… më e bukura parti e lindjes”.

Më emociononte kjo thënie atëherë, më emocionon sot, por sot kam një shqetësim më tëmadh se emocioni.

Sot di që kjo parti nuk duhet të jetë vetëm më e bukura parti por edhe më e forta parti e lindjes.

Më e forta parti e lindjes e cila do duhet të vazhdojë historinë e vet përtej çdo kalulimi të vogël dhe momental.

Që ta bëjë këtë, së pari duhet të gjejë force tek ajo që është.

Po! Kush jemi, e më pas ku do të shkojmë.

E duhet t’ju tregoj ju një ndodhi/letër.

Pas zgjedhjeve gjejnë recepsionin e PD një letër ku në zarf nuk kishte emër të dërguesit.

Një letër si ato shenjat që të zgjojnë.

Uroj shumë që shkruesi të jetë duke na dëgjuar se kam shumë falënderime për të.

Më shkruante që ishte një i persekutuar politik nga ato të vërtetit thosh ai, që ankohen e bërtasin më pak se ata të tjerët.

Më shkruante një episod je te tëtanishme jo të atëhershme:”…

jam nostalgjik për trenat,..dua të udhëtoj me tren e mos trembem nga rrugët e pasigurta, as mos trishtohem nga sharjet që shpërthejnë kur makinat ecin vrik rrezikshëm….

E pra unë e zonja ime udhëtojmë me tren, megjithë xhamat e thyer e ndenjëset e shqyera.

Na qëlloi një ditë për çudi të kishim përballë një vajzë të re të veshur moderne.

Me xhinsa të grisura, bluzë të shkurtër thonj e duartëbukura, që shikonte telefonin e saj e qeshte.

Ne të dy po dëgjonim fushatën e Partisë Demokratike, e ajo pas ca çastesh me shaka tha, çfarë i dëgjoni aman, akoma e ndiqni të gjithë njësoj janë.

Unë u nxeha, por zonja ime që ka një jetë që mi zbukuron nervat e mia e bëri dhe në atë çast, e i thavajzës; Më pëlqekan xhinset ku I keblerë, po thonjtë ku i bën, po pushime bën jashtë?

Vajza e shpenguar ju përgjigj:.. po shkoj në Itali kam njerëz atje, ndonjëherë nëTurqi, thonjtë i bëj tek një vend tek M Shyri e gjeta njërën që i bën tamam..

Zonja ime buzëqeshi dhe i tha, më pëlqejnë të gjitha sa mire bëke që edhe lëviz, por të gjitha këto i ke nga kjo partia që po shan tani, e madje dhe që po e shan ta ka dhënë kjo parti këtë liri, se ata të tjerët do të të kishin internuar po ti gëzoheshe jetës.

“Të lutem zonjë e dashur”, e mbyllte shkruesi, “mos harroni dhe as mos u prapsni se jemi kjo parti, nëse dikush e ka harruar këtë duhet t’ia kujtoni.

Duhet të dime kush jemi për të ditur ku do të shkojmë. Jemi këta!

Jemi gjithçka që Shqipëria krenohet; hyrja në Nato, liberalizimi I vizave, pluralizmi, infrastruktura, këto janë liritë dhe mundësite që I dhanë jetë njerëzve në këtë vend.

Kundërshtari ynë përballë nuk ka vjedhur vetëm xhepat e shqiptarëve sot, nuk ka vjedhur vetëm mirëqenien ai po vjedh dhe vlerat për nesër. Madje është përpjekur, të navjedhë dhevlerat tona,

Diku ngjyrën na merr ngjyrën e flamurit e di ku shtiret me gishtat lart.

Por, NUK janë ata partia në themel të lirisë, historinë nuk e ndryshojnë dot. Do përpëliten me propaganda të na e kalojnë në librin e historisë por Partia Demokratike e ka në ADN-në e vet vlerën e perëndimit, vlerën e të resë.

Ndaj duhet të jetë e forte dhe e madhe, pikërisht për të tejkaluar të vjetrën dhe katastrofën e sotme.

Gjatë fushatës në Kavajë e Rrogozhinë, në rrugë shihje se si mbinjë kinema të rrënuar, mbi një dyqan të mbaruar, mbi një kat pa leje, llamburitëse reklama e ndritshme OrnaldoRakipit. Kudo ku rrugët s’kishin drita, llamburiste një“ornaldo”.

Rrugëve, kur ne dilnim të takonim njerëz, parallel shoqëronin hamerat me xhama të zinj me 20 vjeçarë që nxirrnin dorën me zinxhirë të verdhë me cigare të mbështetur në dritare.

Kjo ishte tabloja e përditshme me të cilën unë nënqeshja hidhur e njerëzit revoltoheshin.

A mund të përmendej një djalë rreth të 20-tave, shok I studentëve të mi,që as e kuptonin çfarë do të thoshte përgjegjësia e deputetit e përfaqësimit të njerëzve.

A mund të përmendja një djalë që aty ishte veçse si trashëgimi i familjes së vet?!

A mund të konsiderohet ai dhe të ngjashmit e tij heroi i të keqes apo është viktimë luksi e të keqes luksoze.

Çfarë të bësh me grupe kriminale e familje, që me vite, kanë bërë lojra me politikën në të gjitha krahët duke ju përbetuar për qëndresë partive dhe kanë shitur influencat si të ishin vota kopeshtë skutave e varfra.

Çfarë të bëjmë përfaqësues te interesave të krimit, një deputet i Dajës se trafikut, një Roshi të damkosur kombëtarisht, me Kazazët me Rroshët e kësaj bote, që përbetoheshin se do jepnin gjithshka vetëm ta merrnin dhe njëhere pushtetin rilindasit.

Të gjitha I kemi dejatuar në raport dhe i kemi denoncuar në institucione.

Ç’të bësh me këta njerëz, t’i barazosh me demokratët e sakrifikuar se na japin ca votamë shumë.

Cilado qoftë përgjigjia e kësajpyetje sot para jush do tju them me bindje, nuk është çështja si i përgjigjemi kësaj pyetje sot.

Çështja është që kjo nuk është pyetja me për ne sot; pyetja e madhe për ne është:

A e bëjmë dot Partinë Demokratike të madhe, të forte, fituese, përtej kriminelëve, përtej të fortëve përtej hajdutëve dhe mashtruesve!!!

Unë them po dhe PO. Mundemi dhe e do ta bëjmë.

Pas 25 prillit, kur nisi gara për kryetarin e partisë, unë u pozicionova në një betejë për ta mbajtur këtë parti të bashkuar të pacopëtuar, jo sepse mendova se deri atëherë çdo gjë kish qenë perfekte për ne; por sepse megjithë gabimet e rrugës megjithë mangësitë dhe hajdutëritë e kundërshtarit, pa asnjë pushtet, pa asnjë pushtet e theksoj, kjo parti mahniti që realizoi 622 mijë votanë mes të katrahurës.

E pra kjo parti është e madhe dhe ne thjeshtë duhet t’ia forcojmë madhështinë.

Kam përulje kam mirënjohje për këtë makineri të madhe elektorale që është PartiaDemokratike; që dha proven më të jashtëzakonshme elektorale, në kushtet më të vështira si një ushtri pa asnjë armë veç trupit të vet.

E përkulem ndaj mijëra demokratëve të rradhëve të para që e bënë këtë dhe janë sërish këtu.

Të lodhur por të palodhshëm, të goditur por jo të rënë, të kritikuar por jo të kompleksuar.

Një gjë e di mirë, jemi më të mirë!!!

Kavaja dhe Rrogozhina ishin përvojë e vyer, por mbi të gjitha krenari e madhe, që punova me demokratët aty.

Nuk gjej një moment të vetëm të mos kem falenderim të vecantë për grate në Kavajë e Rrogozhinë që bëjnë politikë me më shumë vështirësi se ne këtu nëTiranë.

Nuk gjej një moment të vetëm të mos kemi mirënjohje për strukturat e Kavajës dheRrogozhinës që u dedikuan me çdo gjë duke shpenzuare dhe “xhepin” e familjes së vet për të ndihmuar fushatën. Për të rinjtë që veç të tjerash natën para 24 Prillit i dhanë Kavajës festën e votimit si ditë lirie.

E nuk mund të mos përmend Bledi Okshtunin, sekretarin e ri të PD, student që punonte kamarier, që eplagosën me armë (emrat……

E kur unë vetë nuk kisha frymë kur e vizitova në spital ai edhe nën efektin e qetësuesve tha:”… do ja kthejmë me 25 kaq di unë…”

Ata që gjuajtën me armë janë miqtë e pushtetit, ata që marrin tendera. U plagos nga pushteti i cili në këto bashki e trefishoi numrin e e të punësuarve vetëm për zgjedhje, i katërfishoi fondet e tërmetit vetëm për zgjedhje.

U shpërndanë mbi 300 milion në fondet e tërmetit; u çuan listat mbi 1800 nga 300 në një tjetër të gjitha në këmbim të votës.

E megjithatë me 1800 votues më pak Kavaja qytet u fitua dhe njësitë administrative u rritën me 11 pikë përqindje.

Me 1700 votues më pak Partia Demokratike në Rrogozhinë u rrit me 12 pikë%

Lista e gjatë e atyre që u sullen kundër demokratëve punonte natën dhe ditën mashtronte..

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës (emrat….

Do ta mbyll me gruan e cila mori mikrofonin e më drejtoi një pyetje në shesh“ ju thatë që kjo është qytezë e varfër pa mundësi, por a jam çmendur unë që dua të jetojkëtu e që  ëmijët e mi nuk pranojnë të jetojmë këtu.

Shumë thanë do ikim po nuk erdhët ju në pushtet por unë e dua qytetin tim edhe kur duket se ai nuk na do ne.

A jam e çmendur unë!!!

Unë besoj që po të vini nëpushtet ju do të na e bëni më të lehtë për fëmijët.

Ta bësh Shqipërinë të dëshirueshme nuk është çështje statuti as tre njerëzish aty këtu, është çështje dedikimi me gjithëçka, ashtu si demokratët e thjeshtë e kanë bërë në tetëvjet.

Nga ky ku vend na presin sfidat që nisin nga detyrimi që po na jepet shansi i besimit sërish nga demokratët.

UNË E NJOH KËTË DETYRIM!

Ju faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular