BallinaKryesoreMark Marku: Kuvendi Kombëtar ishte.... Çfarë pashë në fjalimin e Bashës. Berisha...

Mark Marku: Kuvendi Kombëtar ishte…. Çfarë pashë në fjalimin e Bashës. Berisha non-grata, i dëmton demokratët sepse…

Me të njëjtat tone të ashpra si në Kuvendin Kombëtar, deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku ka shprehur sërish kritika ndaj Partisë Demokratike.

Në një intervistë për News24, ai e ka krahasuar Kuvendin Kombëtar si një shenjë autizmi i PD-së për mungesën e angazhimit për të ndryshuar. Marku thotë se nuk ka marrë reagim nga kryetari Basha pas fjalimit dhe kritikave publike ditën e sotme.

Pavarësisht se kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se demokratët nuk e pranojnë rezultatin e 25 prillit, Marku thotë se kanë humbur, edhe pse ka pasur vjedhje masive të votave.

Kuvendi Kombëtar ishte shenjë e një autizmi të madh të Partisë Demokratike për mungesën e angazhimit për të ndryshuar. Nuk mora një reagim nga Lulzim Basha. Kam komunikuar përherë edhe përpara se të angazhohesha në fushatë. Gjithë komunikimet që kam pasur me të, kanë qenë në këto terma. Pra nevoja e shoqërisë për ta pasur këtë parti në pushtet, dhe jo ambiciet e saj për pushtetin. Unë e mendoj pikën e kthesë. PD duhet të reflektojë për problemet e veta për, problemin që ka shoqëria shqiptare. Ne patjetër që kemi humbur. Edhe kur ta vjedh dikush diçka, prapë kemi humbur.

Unë kur shkova në Lezhë, e dija që shteti kishte dhënë para pafund për tërmetin. Nuk kishim akses në pushtetin lokal. Bandat ishin të interesuara që PS të mbajë pushtetin. Nuk mendoja që situata do ishte e lehtë. Por kur merr përsipër të drejtosh një aksion politik, duhet marrë parasysh që ke përgjegjësi pavarësisht se çfarë bën kundërshtari. Duhet të kesh bindjen, unë isha i bindur. Më thonin që këto kanë hedhur shumë para për tërmetin në Lezhë dhe Mirëditë. Por njerëzit përveç faktit që donin tu ndërtohej shtëpia, unë thoja se qytetarët kanë dhe interesa të tjera.

Mendoja që fushata të segmentizohej dhe në interesa të tjera. I ofruam një miniprogram. Komunikuam me qytetarët. E njëjta situatë ka qenë, janë blerë mijëra vota në Lezhë. Edhe në 2009 PD bënte presion përmes administratës por nuk blinte vota. Pavarësisht kësaj, duke ditur se kush ishte Rama, duke ditur që grupet kriminale ishin aktive, ne morëm përgjegjësinë të bënim një fushatë ndryshe. Ky është fakt që ka blerë vota, por nuk na justifikon se pse humbëm” – tha Marku.

Sipas Mark Markut, një parti për të sjellë një ndryshim nuk duhet të mbështetet vetëm tek fushata dhe programet politike që duhet të paraqesë. Ai thotë se PD duhet të ripërtërijë ofertën për qytetarët dhe të rregullojë marrëdhëniet parti-qytetar-parlament.

Një tjetër kritikë, Marku kishte dhe për fjalimin e mbajtur nga Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai thotë se ishte i strukturuar mirë por nuk përcillte një mesazh.

“Një parti duhet të ripërtërijë ofertën. PD kishte një program ekonomik shumë të mirë, por nuk mjafton vetëm ajo në Shqipëri. Duhet të rikonceptohet marrëdhënia parti-qytetar-parlament. Pavarësisht se shtëpitë janë konstrukte guri, por pas 10-15 vitesh bëjnë një ndryshim pasi iu pikon diku diçka. Kështu dhe partitë politike duhet të ripërtërijnë ofertën. Nuk mjaftonte vetëm fushata e mirë. Personalizimi i fushatës nga Basha është një problematikë. Në përpjekje për të krijuar imazhin e liderit, u fokusua te Basha. Nuk pati përfaqësim nga të tjerët. Në shoqëritë moderne, partitë që kalojnë 50% janë të rralla.

Ishte një fjalim që mund të mbahej para 8 ose 4 vitesh. Ishte një gjë që nuk thoshte asgjë. Vlera që duhet të mbante ai në kuvend kishte me paraqitjen e disa elementëve të partisë në këto kushte. Njerëzit kërkojnë gjëra që i bëjnë të mendojnë se partia do bëj ndryshim. Fjalimi ishte korrekt por nuk kishte kumt. Që të shtrish dorën qytetarëve, është vetëm formulë retorike dhe nuk do të thotë asgjë. Prandaj them rithemelim të marrëdhënieve me shoqërinë. Duhet që përmes ofertës që t’i bën por krijon dhe garanci që do shkojë në shërbim të qytetarëve, të krijosh një marrëdhënie të mirë me qytetarët, ata duhet të gjejnë tek ti një perspektivë. Kjo nuk arrihet përmes ftesës ndaj tyre që hajde se unë do ju përfaqësoj.

Prandaj them që PD duhet të transformohet vetë dhe mbi këtë bazë të krijojë marrëdhënie me qytetarët. Këtu shkon problemi që do zgjedhim të keqen më të vogël ose mes dy bandave. PD duhet të bëhet e tillë me një ofertë që qytetarët të zgjedhin mes një pushteti të korruptuar dhe një pushteti të ndryshuar. Jo mes dy bandave, atë tia lëmë Ramës. Unë e kam mbështetur në momentin e zgjedhjeve. E shihja një moment që mund të futej në kaos nëse do të tërhiqej Basha. Në situatën që ishte PD, rreziku i parë ishte që Basha, mes atyre kandidaturave nuk kishin një ofertë.

Në këtë rast, me një person që ka gabuar, unë zgjedh një person që ka bërë gabimin pasi ka mësuar. Jam kundër mentalitetit që ky tani e mbaroi ciklin e vetë. Njerëzit që kanë një përvojë, e kanë në favor. Unë po të kisha humbur qarkun, do e kisha lënë mandatin. Një njeri që mendon se pasi ka humbur dy herë, dhe kërkon ta marrë partinë për herë të tretë, atëherë do të thotë që ka një alternativë. Unë kam bërë një propozim me disa pika” – tha Marku.

SHPALLJA E SALI BERISHËS NON-GRATA NGA SHBA

I pyetur nëse shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga SHBA do e dëmtojë PD-në, Marku e pohon. Sipas tij, kjo vjen si pasojë e retorikës që kanë krijuar vetë demokratët.

Deputeti i zgjedhur i Lezhës thotë se mënyra se si PD i ka përcaktuar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon pas shpalljes non-grata nga SHBA, kjo mund t’i kthehet si rikoshetë me rastin e ish-kreut të demokratëve.

“Unë mendoj që nuk kishte arsye për tu përmendur. Çfarëdo që të ndodhë në PD, nuk e shmang faktin që Sali Berisha është kryetari historik i PD. E ka mbajtur PD-në në opozitë. Meriton një analizë të thellë. Këtë fakt nuk e ndryshon asgjë. E dëmton PD-në pasi ajo ka ndërtuar një diskurs për Tom Doshin e Vangjush Dakon, se shpallja e tyre non-grata ata duhet të largohen nga politika.

Ky është një problem. Fakti që Sali Berisha u shpall non-grata, ka qenë diçka e gabuar pasi u shpall non-grata një politikan me histori dhe ndikim, ndërkohë që qeveria amerikane nuk shpall non-grata Edi Ramën që ka bërë gjërat e tmerrshme në vend. Nëse do ta bënte Berisha, kjo do ishte diçka që lehtëson punën e PD-së në marrëdhënien me kundërshtarët në parlament. PD unë mendoj që do ta ketë të vështirë të vendosë që ish-kryetari të mos jetë pjesë e grupit parlamentar.

Shpallja non-grata është një fakt i mbështetur në disa arsyetime por nuk mbështetet juridikisht. Kur Berisha ishte kryeministër, unë kam pasur kritika, nuk kemi pasur marrëdhënie të ngrohtë. Duhet menduar në kuptimin, se tani që u shpall non-grata, nse SHBA do e heqë masë” – tha Marku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular