BallinaAktualitetRritet numri i të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit

Rritet numri i të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit

18 raste te reja me koronavirus jane regjistruar ne 24 oret e fundit ne vendin tone, nderkohe qe fatmiresisht nuk ka pasur viktima.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë

Statistika (17 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2431

Testime totale 853,542
Raste pozitive 132,665
Raste të shëruara 130,072
Raste Aktive 137
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 55
Shkodër 13
Fier 13
Vlorë 13
Durrës 11
Elbasan 10
Lezhë 10
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular