BallinaAktualitet“Tik Toku” çmend të riun, lëshon makinën pa duar dhe kërcen mbi...

“Tik Toku” çmend të riun, lëshon makinën pa duar dhe kërcen mbi kabinë

Çmenduria nuk ka kufij. Në Shqipëri nuk ka ditë që të mos shënohen aksidente rrugore, teksa vapa në muajt e fundit ka ndikuar te një pjesë e drejtuesve të makinave që të shtojnë shpejtësinë pa limit duke shkuar deri në tragjedi si rasti i familjes Gusho disa javë më parë që u aksidentua për vdekje nga djali i një biznesmeni.

E ndërsa apelet janë pafund për të ulur shpejtësinë dhe respektuar rregullat e qarkullimit, një pjesë vijojnë që të injorojnë ligjin dhe këshillat.

Rastin e fundit ekstrem e sjell faqja që pasqyron “Aksidentet Rrugore” ku një i ri duke drejtuar makinën me targa “AA 842 JJ” në kërkim të aventurave për “Tik Tok” del nga automjeti duke e lëshuar pa duar dhe asnjë shqetësim qesh dhe kërcen mbi kabinë. Papërgjegjshmëri totale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular