BallinaKryesoreNjë këngë “komuniste” armiqëson Hysajn me tifozët e Lacios ende pa luajtur:...

Një këngë “komuniste” armiqëson Hysajn me tifozët e Lacios ende pa luajtur: Më mirë me 10 lojtarë

Elseid Hysaj e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e tij me Lacion dhe ende pa zhvilluar një ndeshje ka “siguruar” inatin e tifozëve.

Shkak është bërë një video e publikuar në rrjetet sociale nga Luis Alberto, ku Hysaj shfaqet duke u prezantuar para shokëve të ardhshëm të ekipit. Problem nuk janë pamjet, por muzika e zgjedhur si kolonë zanore e këtij prezantimi.

Duke respektuar traditën, Hysaj duhej të këndonte një këngë dhe mbrojtësi kuqezi ka zgjedhur “Bella Ciao”. Në videon e postuar në Instagram nga Luis Alberto, Hysaj shfaqet duke kënduar “Bella Ciao”.

Kënga “partizane” është mjaft popullore sidomos pas serialit “La Casa del Papel”. Por, për një pjesë të tifozëve të Lacios, ajo është një këngë “komuniste” dhe e përshtatshme vetëm për rivalët e kryeqytetit, Romës.

Reagimi ka qenë aq i ashpër, sa një pjesë e tifozëve kërkonin Hysaj të largohej menjëherë. “Më mirë të luajmë me 10 lojtarët”, deklaronin disa nëpër komente. Komentet negative në drejtim të Hysaj dhe ekipit detyruan Luis Alberton që ta fshinte videon nga rrjetet sociale vetëm pak kohë pasi e kishte hedhur atë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular