BallinaAktualitetStuhia përfshin veri-lindjen e vendit, shi me intensitet të lartë në Qarkun...

Stuhia përfshin veri-lindjen e vendit, shi me intensitet të lartë në Qarkun e Dibrës

Stuhia ka përfshirë veri-lindjen e vendit. Shi me intensitet të lartë ka përfshirë Qarkun e Dibrës në orët e pasdites.

Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme nga rrëshqitjet e gurëve në segmentin nga nga Skopeti deri në Skuraj në rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë, dhe në aksin Peshkopi – Kala e Dodës.

Disa rrugë të qytetit u mbuluan nga uji, për shkak të prurjeve nga hyrjet e fshatrave dhe mosfunksionimit të pusetave.

Deri tani nuk raportohen përmbytje apo probleme të mëdha. Reshjet e shiut vijojnë ende me intensitet më të dobësuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular