BallinaKronikeTrafikuan 3 tonë drogë nga Shqipëria në Itali/ Dënohen me 70 vite...

Trafikuan 3 tonë drogë nga Shqipëria në Itali/ Dënohen me 70 vite burg trafikantët, mes tyre dhe shqiptarë

Një gjykata italiane ka dënuar me rreth 70 vite burg një bandë, mes të cilëve ka edhe shqiptarë, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “San Silvestro”.

Medait italiane, bëjnë me dije se janë dënuar 10 trafikantët  e drogës Alban Limaj, Teodoro Vindice, Alvaro Aliaj, Erfan Bajrusi, Mario Epicoco, Geraldo Ismailaj, Claudio Rillo, Vitantonio Roma, Antonio Summa dhe Cosimo Conte.

Siç raportohet, personat e mësipërm në kuadër të operacionit, i zhvilluar në vitin 2018, u kapën me  3 ton 750 kg marijuanë.

Gjykata ka arritur që të zbusë disi dënimet për shqiptarët, ndryshe nga se kishte kërkuar prokurori.

Të dënuarit dhe vitet e dënimit

16 vjet (prokurori kërkoi 18 vjet burg) për Alban Limaj, një shqiptar 33-vjeçar;

14 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 20 vjet) për Teodoro Vindice , 55 vjeç, nga Brindisi;

7 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 8 vjet e 8 muaj) për 29-vjeçarin shqiptar Alvaro Aliaj që banonte në marinën e Leçes të Frigole;

5 vjet e 8 muaj (kërkohej, 8 vjet e 8 muaj) për Erfan  Bajrusi, 25 vjeç nga Leçe që jeton në Casalabate;

3 vjet, 4 muaj dhe një gjobë prej 20,000 euro (kërkesa ishte për 4 vjet, 3 muaj, 10 ditë, plus një gjobë prej 44,790 euro) për Mario Epicoco, 40 vjeç, nga Brindisi;

5 vjet, plus një gjobë prej 30,000 euro (kërkohej: 3 vjet, 4 muaj, plus një gjobë 28,000 euro), për Geraldo Ismailaj, një shqiptar 42-vjeçar, me vendbanim në Valsamoggia (Bolonja);

3 vjet e 4 muaj, plus një gjobë prej 20 mijë eurosh (kërkohej: 3 vjet e gjysmë, plus 32 mijë euro gjobë), për Claudio Rillo , 56 vjeç, nga Brindisi;

7 vjet e 8 muaj (krahasuar me 12 vjet e dy muaj të kërkuara nga prokurori) për Vitantonio Roma, 46 vjeç, nga Brindisi;

5 vjet dhe 4 muaj (krahasuar me 8 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë të kërkuara nga prokurori) për Antonio Summa , 29 vjeç, nga Brindisi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular